You are here

slackware

ULTRAS_TIRONA's picture

cuna hallall per alblinux.net, nejse te futem ne teme, jom perdorus i ri i linuxit dhe deri tani kam perdor redhat linux 7.1 po ne keto 4-5 muaj perdorim nuk me ka lene naj mbrese te vecante, dje nje shoku im me solli versionin 8.0 te slackware, mirepo une mund ta quaj veten fare mire fillestar kshuqe do ju falenderoja nese dikush mund te me jepte naj keshille per kete version te linuxit dhe a eshte me te vertete kaq i mire sa thone, gjithe te mirat.

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje ULTRAS_TIRONA,

edhe unë si ai shoku juaj mund t´ju këshilloja me kënaqësi slack apo debian, si të vetmet dy shpërndarje Linux akoma "puro" dhe jokomerciale. Por nga ana tjetër, një sistem operativ shërben për të punuar dhe për t´ju lehtësuar sa më tepër punën. N.q.s. qëllimi juaj është të mësoni dhe të njihni Linux, nuk ka rrugë tjetër: slack ose debian. Janë shpërndarje linux të cilat të ndihmojnë (fusin hundët) në minimum në konfigurim, je ti që duhet të konfigurosh gjithçka, sipas dëshirës dhe njohurive të tua. Pra duhet të paisesh me durim dhe të konfigurosh dhe kontrollosh çdo gjë me dorë.
N.q.s përkundrazi ke nevojë për një sistem për të filluar menjëherë nga puna (duke hedhur në kosh Windows), atëhere këshilla ime është Mandrake ose RedHat. Janë gati për përdorim (90% të konfigurimit e kryejnë ato gjatë instalimit) dhe duhet të prekësh vetëm disa gjëra të vogla me dorë, i ndihmuar nga për më shumë nga tools që këto shpërndarje linux të vënë në dispozicion.

Si përfundim: instalo slack dhe ne do të rrimë afër për çfarëdo problemi apo vështirësie do të ndeshësh gjatë instalimit apo konfigurimit. (Versioni i fundit i Slack është 8.1)

ULTRAS_TIRONA's picture

rrofsh plak, ne fakt tani po provoj ta instaloj se me kane folur shume mire per slack, te pakten miqte e mi, + qe mbase jam nga te paktet persona qe bojn ing.inf. e mezi e perdorin linux po duhet me gjet i cik kohe me ju fut, po pata naj problem do e boj i fishkellim, megjithese do dali naj gjo se sbo, edhe i here te falenderoj lal, shnet.

ULTRAS_TIRONA's picture

daku me dolen dy probleme , i pari eshte pasi formatova 3 particionet qe kisha redhat dhe i ktheva ne dy te tilla (ext2 dhe swap)besoj se dy mjaftojne per slak. sepse redhat 7.1 kerkonte 3, mendoj se slak. i mjaftojne dy, nuk arrij te heq lilon e redhatit, instalim tipik, dmth me del gjithmone zgjedhja per linux apo dos(win), ka ndonje menyre per ta eleminuar lilon e vjeter apo ska rendesi e une te vazhdoj instalimin e slak, ndersa problemi i dyte qendron me cd, nuk arrij te bej boot nga bios, dmth nuk e njef cd si boot, + qe kur doja te beja disketen e butimit me rawrite nuk ma ben, ne fakt me cau drrasat se me red hat nuk eshte se kam pas naj problem po me eshte fiksu slak edhe du ta boj se sbon, shkarikova nja dy tutorial po nuk eshte se te thon naj gjo te re nga ato qe di + pervec asaj qe nuk e di nese ne fillim me duhet te boj loadlin ne nje skedar ne c: , po me terbo i cik kjo puna qe nuk ma njef cd si boot, megjithese nga sa pashe particioni i linux nuk eshte bosh, tani pertoj te vazhdoj me gjate jo per gjo po sdu me e gdhi, ishalla e kupto ca kam shkrujt , shpresoj ne ndihmen tate lal, shnet.

Administratori's picture

Pershendetje ULTRAS_TIRONA,

me vjen keq qe ke ndejtur zgjuar deri vone, tani e tutje duhet te mesohesh te rrish gjithmone zgjuar deri ne oret e para te mengjezit
Persa i takon perpjekjes qe ke bere, 99% e ka fajin cilesia e CD qe je duke perdorur, CD e Slackware eshte bootabel. Vete Slackware (une tani per prove instalova slack 8.1) eshte menduar te instalohet nga CD dhe, per arsye hapsire nuk do te gjesh as imazhet per floppy boot e root, e as tools per krijimin e tyre (mund t´i shkarkosh gjithmone nga siti zyrtar i slack). Instalimi kryhet thjesht dhe pa probleme (te keshilloj te zgjedhesh metoden expert). Mjaftojne dy particione: swap dhe / (root).

Persa i takon lilo (qe me sa kuptova e ke instaluar ne MBR), mjafton te nisesh pc nga floppy i emergjences (apo CD e Win) dhe te japesh komanden: fdisk /MBR dhe lilo do te hiqet.

Sidoqofte, per te te ndihmuar me shume duhet te japesh disa informacione me te hollesishme: nr e HD, particionet e krijuar dhe madhesine e tyre, mod. i procesorit, skeda video dhe audio, skeda e rrjetit, llojin e Winzozz te instaluar, etj...

ULTRAS_TIRONA's picture

ke shume te drejte per cilesine e cd-ve sepse jane cd qe jepen me revista falas, dhe me thon te drejten nuk kishte asnje file readme apo tip helpi, por e bukra eshte qe mesa pashe rawrite nuk punon dhe mu desh te beja nje diskete boot te bare.i nga rawrite i redahatit, mirepo prape kerkonte nje tjeter diskete per ram a dicka te tille, ne fakt tani nuk jam shume i sigurte nese duhet te instaloj 2 cd e slack qe me dhane sepse mesa shof nuk jan ne terezi, sa per te dhenat e kompjutrit jane:
hdd maxtor 40 gb i ndare ne 4 particione primare: 14 gb(winxp), 16(depo), 10 gb ext2, e 300mb swap.
cpu celeron 900 MHz,
skeda video sapphire ati radeon 7000
skeda audio via inc. ne mainboard gigabyte, nuk arrita tja instaloj driverat ne red hat, skede rrjeti nuk kam.
tani per tani kam te instaluar vetem winxp pro,
nuk e di si mund te me ndihmosh, po me thuaj nese bej mire ta instaloj slack me keto 2 cd qe kam, ose me jep ndonje keshille si mund te gjej nje version te slakware linux sagllam duke te then qe nuk kam mundesi te shkarkoj nga interneti, administrator une do te te kerkoja nese mund te me beje nje nder duke me siguruar slack 8.1 meqe eshte edhe versioni i fundit, gjithashtu duke me thene edhe si ta bej pagesen, megjithate cdo ndihme e jotja edhe per instalimin e ketij versioni qe kam do ishte i gjo shume e madhe per mu, e vetmja gje eshte mire qe diskun e 1 te boot e kam me bare.i se te pakten keshtu pashe te readme po disku i dyte qe kerkon ku tja gjej ...

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: ULTRAS_TIRONA më 26-10-2002 14:19 ]

ULTRAS_TIRONA's picture

une pashe edhe slackware.com, tutoriali ishte per ibret po edhe naj gjo psh naj program per disket booti nuk gjeta, administrator me fal nqs u bona i bezdisshem.

Administratori's picture

Pershendetje ULTRAS_TIRONA,

e para e punes nuk behesh i bezdiseshem
Persa i takon imazheve te floppy mund t´i shkarkarkosh ketu:

ftp://ftp.heanet.ie/mirrors/ftp.slackware.com/pub/slackware/slackware-8.1/bootdisks/

, se bashku me tool RAWRITE per krijimin e floppy.
Sidoqofte, n.q.s. nuk arrin te lexosh nga CD nuk te hyjne shume ne pune

Persa i takon CD te slackware: eshte 1 CD me sistemin, CD e dyte apo e trete, apo e katert jane extra, programe...etj. Pra mjafton nje CD per te instaluar sistemin.

Sikurse ju thashe, ketu kam Slack 8.0 dhe 8.1, por ndryshimet e vetme jane kernel dhe suporti i ext3. Sigurisht mund te shkarkoj edhe Current (9.0b) por nje perdorues normal nuk i dallon ndryshimet (instalimi eshte gjithmone ne forme teksti).

N.q.s. nuk arrin t´a gjesh ne vend tjeter ju a dergoj une.

ULTRAS_TIRONA's picture

te falenderoj administrator, tani sapo shkarkova rawrite dhe bare.i sepse nuk kam mundesi te shkarkoj te gjitha, ishalla sme nxjerr me probleme megjithese qpare pas shume peripecish per krijimin e disketes boot (bare.i), thashe me ne fund tani do arrij ta instaloj, po nuk ishte e thon, arriti ne nje pike qe pasi mbaroi se njofturi te gjitha pjeset periferike me kerkoi nje tjeter diskete me mesazhin, vfs: insert root floppy disk to be loaded into ram disk, i dhashe perseri enter vetm per te pare ca do te bente dhe ne fakt pasi gjeti nja dy gjona mbaroi me nje mesazh te tille, warning: unable to open an initial console, kernel panic: no init found try passing init = option to kernel.
mos do gje nje diskete tjeter me color.gz brenda, me duket se kshu sic e kam nis do ta mbaroj perfundimin jo me instalim nepermjet cd po nepermjet floppyt.
ka ndonje menyre tjeter per te bere instalimin e kesaj cd qe kam une duke patur parasysh qe nuk ben dot bootin, dhe ka keto skedare: _ELTORIT, BOOTDSKS.12, BOOTDSKS.144, ISOLINUX, ROOTDSKS, SLAKWARE, + nja ca file ne notepad edhe keto file si: _MESSAGE, CHANGELO.70, CHANGELO.71 e COPYING, ne fakt per mendimin tim eshte e pamundur qe nje version 8.0 i slackware te mos jete bootable, ca te bej me shume...
po nuk arrita do te te kerkoj ndihme pasi nuk kam me qef te kthehem ne red hat 7.1, une jam student ne itali dhe kompaktet e slakware 8.1 do me benin shume pune, por nqs e keni te pamundur te me dergoni edhe kompaktet me prog. atehere edhe vetem me cd kryesore do te falenderoja 100 here, shif e bej vete dhe per cdo gje mund te me kontaktosh ne adresen time te emailit, edhe njehere shume faleminderit, tani do ta provoj edhe nje here te shof.

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: ULTRAS_TIRONA më 26-10-2002 16:22 ]

Administratori's picture

Pershendetje ULTRAS_TIRONA,

atehere, me siper ju thashe qe duhen dy floppy: boot dhe root

Shkarko (per versionin 8.0) file imazh (per floppy boot) bare.i ketu: <a href="ftp://ftp.unina.it/pub/linux/distributions/slackware/slackware-8.0/bootdsks.12/" target="_blank" target="_new">ftp://ftp.unina.it/pub/linux/distributions/slackware/slackware-8.0/bootdsks.12/</a>

Shkarko file imazh color.gz (per floppy root) ketu: <a href="ftp://ftp.unina.it/pub/linux/distributions/slackware/slackware-8.0/rootdsks/" target="_blank" target="_new">ftp://ftp.unina.it/pub/linux/distributions/slackware/slackware-8.0/rootdsks/</a>

Perdor pastaj rawrite nga dos per te krijuar dy floppy (p.sh. C:\> RAWRITE COLOR.GZ A:

Po pate akoma probleme, shkruaj.

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 26-10-2002 17:00 ]

ULTRAS_TIRONA's picture

administrator do doja te dija cialt jane ndryshimet midis debian dhe slakware? ku qendrojne te metat e mandrake, a eshte e vertete qe mandrake rrezikohet me kollaj nga sulme sepse ka shume vrima? shnet.

Faqet