You are here

si te istaloj?

Administratori's picture

Përshëndetje Anonim,



sigurisht që ka një menyrë më të shpejtë për të instaluar programet në Mandrake: instalo prograamet e paketizuar për Mandrake, d.m.th. nuk ka nevojë të instalosh duke u nisur nga buruesi, por instalo binarët .rpm.

Nëse p.sh. dëshiron të instalosh k3b, mjafton të kryesh një kërkim në google, "Mandrake + k3b" dhe si përgjigje do të kesh me dhjetra adresa nga ku mund të shkarkosh pakon .rpm të gatshme për t´u instaluar në Mandrake.



Por, rruga më e mirë, është përdorimi i

urpmi

, që është dhe instrumenti i zhvilluar nga Mandrake për të manazhuar instalimet. Për një konfigurim të thjeshtë të urpmi, vizito adresën në vazhdim: http://urpmi.org/easyurpmi/index.php



Mund të japësh edhe thjesht komandat (si root) në vazhdim:

Quote:


#Mandrake 9.2:

urpmi.addmedia usc-main http://mirrors.usc.edu/pub/linux/distributions/mandrake/9.2/i586/Mandrake/RPMS with ../base/hdlist.cz

urpmi.addmedia usc-contrib http://mirrors.usc.edu/pub/linux/distributions/mandrake/9.2/contrib/i586 with ../../i586/Mandrake/base/hdlist2.cz

urpmi.addmedia --update usc-update http://mirrors.usc.edu/pub/linux/distributions/mandrake/updates/9.2/RPMS with ../base/hdlist.cz



(Janë 3 rreshta, pra tre komanda)



Tashmë, instalimi i programit të marrë si shembull (k3b) kryhet thjesht me anë të komandës:



# urpmi k3b




Do të fillojë kërkimi i versionit të fundit të programit "k3b", programeve apo librarive për të cilët ka nevojë, do të shkarkohen, instalohen dhe konfigurohen automatikisht, pa patur nevojë për ndërhyrjen tuaj.



urpmi

shërben edhe për të kryer "upgrade" të Mandrake, p.sh., nga versioni 9.2 në versionin 10, pa patur nevojë të kryesh një instalim të ri.

Forume: