Dua te instaloj RH9 ne nje kompjuter personal per te eksperimentuar me web servera, ftp servera, dns, mail servera etj. Cilin tip te instalimit duhet te zgjedh ne fillim? Server? Shof qe nese zgjedh tipin ´server´ duhet te konfoguroj disa IP, Firewall, etj. Me sqaron dikush pak per kete?
pershednetje,
--
Burimi
Tetovë
server instalimi i RH9
Përshëndetje Burim,
ki parasysh që po të zgjedhësh klasën e instalimit Server, do t´ju fshihet dhe riformatohet i gjithë HD.
Nëse dëshironi thjesht të provoni server-ët e ndryshëm apache apo MySQL e FTP, mjafton të zgjidhni opcionin e instalimit të personalizuar dhe, gjatë zgjedhjes së paketave për instalim, ngarkoni çfarë ju nevoitet.
Nëse po kryeni një instalim prove, mos u merakos shumë për IP apo Firewall (nëse Pc juaj ndodhet në rrjet me kompjuter të tjerë, nuk do të kishit pyetur për IP, pasi ky problem do t´ju kishte lindur edhe gjatë përdorimit të windows apo tjetër).
server instalimi i RH9
Aha, ateher nuk duhet ta zgjedh ´server´ pasi une se pari dua ta instaloj Windows-in!
Po po, thjeshte dua te provoj instalimin e Apache, ndonje FTP serveri, mail server, PHP, MySQL, etj. konfigurimin e tyre.
Instalim ´I Personalizuar´ nenkuptoni ´Custom´ apo ´Personal Desktop´?
server instalimi i RH9
Duhet të zgjidhni opcionin "Custom" (që nëse kujtoj mirë duhet të jetë opcioni i fundit).
Më pas ndaloni tek zgjedhja e paketave dhe shtoni apache, mysql, php, etj.
Sidoqoftë, për të kursyer kohë gjatë instalimit, mund të kryeni zgjedhjen minimale të pakove (pa harruar të zgjidhni një Desktop) e, pasi të kesh përfunduar instalimin dhe konfigurimin, mund të shtosh të gjithë programet që dëshiron.