You are here

S´hap dot asnji web sit ne Fedora!

Burim's picture

Sapo e instalova Fedora Core 2. E regullova modemin, u lidha ne internet, por nuk mund te hap asnje faqe.

"..... could not be found. Please check the name and try again".



Si t´ja bej?

Forume: 
dhilak's picture

Zakonisht te jep kete mesazh kur nuk je i lidhur ne internet. Kontrollo edhe nje here a je i lidhur. Me jep ndonje te dhene persa i perket modemit dhe konfigurimit.

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: dhilak më 13-06-2004 02:02 ]

Administratori's picture

Normalisht duhet te jete problem i zgjidhjes se dns.
Para se gjithash kontrollo /etc/resolv.conf, shiko vlerat qe ke aty (ls /etc/resolv.conf)

Ja çfare thote file im:

Quote:

nameserver 80.19.114.21
nameserver 151.99.125.1

Ti duhet te vendosesh vlerat e dhena nga provider-i yt internet.

Burim's picture

Falemnderit admin.
Po pse kerkon t´i vendos manualisht DNS? Ne RH9 (si edhe ne windows) cdo her e kam Automatic edhe i gjen vet!

Edhe nje problem i ngjajshem me kete. Ne nje kompjuter tjeter me RH9 i instaluar si ´server´ ne nje LAN, poashtu nuk mund te hapi asnje faqe. I kam futur IP, Gateway, DNS te gjitha te klases 10.x.x.x (sic mi dha network administratori). Kur mundohem te hapi ndonje sit thote: ´The connection was refused when attempting to contact www......´.
Tek resolv.conf jane DNS-te.

Administratori's picture

Normalisht DNS duhet te rifreskohen automatikisht, ne momentin e lidhjes me ISP.

Sa per rastin e "server-it", duhet te kontrollosh me mire konfigurimin, kontrollo edhe prezencen e ndonje firewall (te jashtem apo te instaluar ne makinen tende), si dhe konfigurimin e tij.
Provo edhe te "ping-osh" ndonje adrese dhe shiko rezultatin.

Burim's picture

Nuk marr vesh dicka! Problemi kishte qene tek Gateway. Net. Admini me dha nje IP per Gateway e cila tash e shoh se qenka e ndryshme nga Gateway i kompjutereve tjere (e pashe me ´/sbin/route´ tek kompjuteret tjere, apo?).

Apo ndoshta duhet te funksionoje edhe ky qe ma kane dhene mua dhe ndoshta behet fjale per keq konfigurimin e gateway-t?
Nuk e di pse me kane dhene tjeter, mos behet fjale per ceshtje sigurie?

Sidoqofte une e ndryshova gateway edhe pse nuk e di a kam te drejte ta bej kete ;-)