Përshëndetje,
mund t´ju garantoj që file nuke.sql që vjen me PHP-Nuke 6.9 është korrekt. Ndoshta mund të bësh një provë ngarkimi manual të nuke.sql në MySQL (pa phpMyAdmin).
Ja si veprohet në Linux dhe në Windows për të krijuar një databazë dhe për ta populluar me strukturën dhe të dhënat:
-
LINUX
Po supozoj që dëshiron të krijosh databazën
nuke
që do të ketë si pronar
emri
të njohur nga password
fjala
dhe në të cilën do të ngarkohen instruksionet e përmbajtura tek file nuke.sql
Lidhu në mySQL si root:
mysql -u root -p "password_i_root"
Klienti mySQL do t´ju vihet në dispozicion dhe është në pritje të komandave me një "mysql>" :
Krijo databazën me emrin
nuke
:
mysql> create database nuke;
Jepi te gjitha të drejtat e përdorimit të kësaj databaze përdoruesit
emri
:
mysql> grant all on nuke.* to emri@localhost identified by ´fjala´;
Dil jashtë:
mysql> quit
Futu tek kartela sql e PHP-Nuke 6.9: në brendësi do të ndodhet file nuke.sql
Ngarkoje tek databaza e sapokrijuar:
$ mysql -u emri -p nuke < nuke.sql
Do t´ju kërkohet password (´fjala´) dhe databaza do të ngarkohet.
Kaq ishte e gjitha, më shpejt se me phpMyAdmin :-)
-
WINDOWS
Lidhu në mySQL si root:
mysql -u root -p "password_i_root"
Klienti mySQL do t´ju vihet në dispozicion dhe është në pritje të komandave me një "mysql>" :
Krijo databazën me emrin
nuke
:
mysql> create database nuke;
Jepi te gjitha të drejtat e përdorimit të kësaj databaze përdoruesit
emri
(nëse ke krijuar një përdorues me emrin ´emri´, përndryshe duhet të përdorësh përdoruesin ´root´):
mysql> grant all on nuke.* to emri@localhost identified by ´fjala´;
Vazhdo hapat e tjere si ne rastin e Linux.
PHP Nuke 6.9
Kontrollo qe ke shkruar si duhet password e root.
Ki kujdes dallimin midis germave te medha/vogla.
PHP Nuke 6.9
Përshëndetje Niko,
problemi nuk qëndron tek PHP-Nuke por tek sistemi juaj. Mund të kryesh një provë tjetër mbasi të kesh shkarkuar versionin e fundit të phpMyAdmin.
Në vazhdim po bashkangjis fotot e fazave të ndryshme të krijimit të databazës nuke duke përdorur phpMyAdmin dhe duke u nisur nga file nuke.sql i versionit 6.9.
PHP Nuke 6.9
Vazhdojnë fotot:
PHP Nuke 6.9
Ja dhe krejt databaza e re nuke e sapo krijuar:
PHP Nuke 6.9
Përshëndetje Niko,
e pashë foton që më kishit dërguar: problemi juaj është konfigurimi jo korrekt i phpMyAdmin. Në fakt përdoruesi që keni vendosur tek konfigurimi i phpMyAdmin nuk ka të drejtën e krijimit të databazës (dhe asnjë lloj tjetër të drejte). Nëse server-i është juaji përdorni ( apo krijoni) një përdorues që ka të drejta krijimi dhe ndryshimi të databazave. Nëse jeni në hosting, duhet t´i kërkoni ndihmë administratorit të sistemit.