You are here

Nuk arrij te konfiguroj X server ne Slackware 8.1.Mund te me

flomish's picture

Pershendetje Administrator! Une ne fakt nuk kam shume kohe qe merrem me Linux , dhe ndonese kam instaluar disa distro ne komjuterin tim, akoma nuk kam arritur te konfiguroj X server ne ne Slackware.

Une kam nje kompjuter dhe ne te kam nje karte grafike (te vjeter) Savage Reality 9 (SR9) me 8mg Ram dhe mendoj qe ky eshte problemi kryesor qe nuk arrij ta konfiguroj ne slackware.Ky tip videocard nuk e kam gjetur ne database e Slack kur i jap komandes XF86cofig Jam perpjekur shume ne kombinimet me te mundshme por nuk kam asnje rezultat.Me nxjerr ne ekran "error" qe dalin kur nuk fillon X server. Kam kerkuar ndihme dhe ne forumet e huaja por asnje nuk me ka kthyer pergjigje. A mund te me ndihmosh? Une nuk jam dhe aq expert ne linux.

Shume te faleminderit

Forume: 
Administratori's picture

Pershendetje flomish,

per skeden video qe ke ne pc, gjate instalimit te slack duhet te zgjedhesh si server X -> xi128 (XF86_I128). Normalisht me kete server skeda jote nuk duhet te krijoje probleme. Pra provoje dhe me thuaj (per fat te keq nuk kam nen dore asnje makine me SR9).

flomish's picture

Faleminderit per pergjigjen ! A mund te me sqaroni te lutem per dicka ? Kete server qe me sugjeruat une do e gjej pasi kam dhene komanden Xf86config tek database i videocardave? Apo duhet ti bej download nga interneti dhe ta instaloj ? :-[

Ju faleminderit !

Administratori's picture

Normalisht nuk ke nevoje te shkarkosh asgje nga internet. Serveri X zgjidhet gjate fazes se instalimit, ose me vone rikonfigurohet me ane te komandave (si root) : /usr/X11R6/bin/XF86Setup ose /usr/X11R6/bin/xf86config. Nga ketu mund te zgjedhesh server-in e duhur (vura re qe per skeden tende mjafton edhe perdorimi i serverit xsvga (XF86_SVGA). Duhet vetem te provosh disa konfigurime te ndryshme persa i takon frekuencave te refresh, thellesise se ngjyrave, etj. Ki kujdes edhe percaktimin e sakte te device mous. Pra skeda qe ke suportohet, vetem mundohu te gjesh konfigurimin e pershtatshem.

flomish's picture

po tek faza e zgjedhjes se videocardes tek instalimi i x serverit (pasi kam dhene xf86config tek Slackware) ke tip karte duhet te zgjedh sepse aty nuk gjendet saktesisht karta qe una posedoj!

Administratori's picture

Me poshte po jap disa lidhje qe mund t´u hyjne ne pune te gjithe te dashuruarve pas slack :-)

Should I use Slackware?
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/5.html

What documentation comes with my Slackware installation?
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/25.html

I still need help! What other docs exist on the internet?
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/45.html

Administration for Slackers
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/7.html

User Contributed Questions
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/29.html

User-contributed Quick Tutorials
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/61.html

Meta-FAQ
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/8.html

Retired FAQs
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/44.html

alt.os.linux.slackware FAQ
http://wombat.san-francisco.ca.us/faqomatic/cache/1.html

Pra gjera per te lexuar ka sa te duash :-)