Para ca ditëve e kam instaluar SuSe Linux Personal 7.3.
dhe çdo gjë shkoj në rregull, përveq se disa nga kompnentet e hardware-it nuk u njohen gjatë instalimit, keshtu qe me duhet ti instaloj vetë.
Problemi ma i madh po me paraqitet gjatë instalimit te modemit.
Desha të iu pys, a duhet qe ti shkarkoj se pari driver-at e modemit per OS Linux?
Modemin e kam Conexant HSF V92 56k PCI
Ketu e kam edhe një adresë http://www.modem-help.co.uk/chips/conhsf.html#linux mirëpo nuk po di se çka të ndërmarr.
Nese duhet qe se pari te instalohen driverat, atëher ju lutem me tregoni si mund ta bëj këtë ne SuSe 7.3?
Shpresoj te dëgjoj nga dikush së shpejti.
Ju pershendes.
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: nani në datën 31-05-2003 18:43 ]
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
faliminderes për ndihmën tuaj,
a mund te me ndihmoni, qe ta instaloj keto drivers tani ne SuSe?
si mund ta bëj këtë?
ju pershendes.
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
a kish pas dikush munesi te me ndihmon rrethë instalimit te modemit per SuSe ?
se pari deshta te di versionin e kernel, mirëpo nuk po di se si ?
poashtu deshta te di, se pasi qe ti shkarkoj driverat, si kam mundesi ti intaloj ato?
Ju falemderoj.
Shendet.
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
Përshëndetje nani,
për të gjetur versionin e kernel në përdorim mjafton të hapësh një terminal dhe të japësh komandën: uname -r P.sh. ...ja si përgjigjet pc im:
lor@shtepi:~$ uname -r
2.5.69
^^^^^--> është versioni i kernel që është në funksionim në këtë moment në kompjuterin tim.
Pasi të kesh zbuluar versionin e kernel-it tënd shko tek faqja : http://www.linuxant.com/drivers/hsf/downloads-suse-x86.html dhe shkarko file me emrin:
hsflinmodem-5.03.27lnxtbeta03042700k
versioni_i_kernel
_4GB-1suse.i386.rpm
Për instalim mjafton komanda (si root):
rpm -i emri_i_file.rpm
Pastaj jep komandën:
hsfconfig
për të konfiguruar modemin.
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
Laurent,
t´falemnderoj për ndihmë rrethë konfigurimit te modemit ne SuSe.
pasi qe e shqipva versionin e kernel-it (2.4.10-4GB)
i shkarkova drivers per modem
dhe më pastaj vetem klikova mbi file (pasi qe e kopjova ne desktop)
tani po mund ta dëgjoj modemi (pasi qe jam me dialup:()
mirë prap po i kam disa probleme per shkak se po me nderprehet menjëher.
Sidoqoftë, do të orvatem pak ma shumë dhe do të provoj ta rregulloj ketë problem.
vetem desha t´iu falemnderoj.
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
ma në fund (pas shumë orvatjeve) e rregullova modemin :-D
sot ishe hera e parë qe u kyqa ne internet :-P
mirëpo web-faqet nuk po duken njësoj sikurse me Win OS
a ka mundesi qe .css nuk njihet nga web-browseret qe i perdor suse?
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
Varet nga çfarë browser-i përdor.
Po bashkangjis dy fot se si e shikoj unë sitin, me Mozilla dhe me Epiphany :-)
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
Kurse këtu është web browser-i Epiphany, që unë përdor normalisht pasi është tepër i shpejtë (dhe i lehtësuar nga të gjithë funksionet e panevojshme si posta elektronike, etj.)
ndihmë rrethë instalimit te SuSe Linux-it
Laurent mbes i habitur dhe pa fjalë prej MOS pritesës tuaj për t´mu përgjigjur dhe ndihmuar në çdo problem timin.
nuk me mbete asgjë të them, përpos FALEMNDERIT !!!
tani e kuptova se qenka deri te web-browseri,
unë fillimisht mendova mos është deri tek .css apo thash mos mundem t´ia regulloj ne VIEW (edhe pse aty ishe AUTO)
edhe një falemnderit shumë !
Shendet.