Ne rradhe te pare ju falenderoj per kete forum. Keni bere nje pune te mire.
Une kam blere para disa kohesh ne Itali kompletin e SuSe Linux 8.1 Pro(ne ate kohe sa pat dale ne qarkullim) (Kompleti kishte 7 CD dhe 1 DVD, si dhe 2 libra.) E kam instaluar disa here kete por nuk arrij qe ta konfiguroj me rrjetin e kompjuterave qe kam. Jam i ri ne Linux dhe me gjithe perpjekjet e mija nuk arrita qe te behesha klient ne rrjetin tim te kompjuterave.
Kompjuterat i kam ne rrjet ne windows dhe punojne ne rregull por tani se shpejti do te me vije nga Italia dhe Mandrake Linux 10.1, si dhe Suse 9. Me kane thene se eshte me e thjeshte konfigurimi i internetit si dhe i rrjetit ne kete version sesa te 8.1.
Dua te di se cfare me rekomandoni ju. :-[
A me ndihmoni
Përshëndetje antic,
sikurse shikon, kërkesa juaj ka mbetur pa përgjigje :-)
Kjo thjesht për arsyen që (sikurse e kemi përsëritur dhjetra herë) mungojnë elementët bazë të problemit, ose zgjidhja është dhënë më parë: nuk ka rendësi çfarë shpërndarje Linux do të instaloni tek PC juaj, nëse dëshironi t´ja shtoni rrjetit ekzistues, mjaftojnë dy komanda.
Sigurisht, duhet të njohësh karakteristikat e rrjetit ku po shton kompjuterin, pra Netmask, Broadcast, Gateway, Nameserver(s).
Duke supozuar që skeda jote e rrjetit është
eth0
, e dëshiron t´i japësh adresën IP 192.168.0.8 (adresën IP zgjidhe/vendose në varësi të adresave të rrjetit tënd), konfigurimi i skedës kryhet thjesht me anë të komandës:
# ifconfig eth0 192.168.0.8 broadcast 192.168.0.255 netmask 255.255.255.0 up
Vlerat e broadcast e netmask duhet t´i marrësh nga rrjeti yt ekzistues.
Kaq mjafton për t´u futur në rrjet, por t´i sigurisht ke nevojë të përdorësh dhe Internet, e sigurisht do të kesh konfiguruar një nga PC për të kryer rolin e Gateway (kompjuteri që luan rolin e portës për në internet): adresa IP e këtij kompjuteri të nevoitet për të konfiguruar daljen në internet dhe të pc linux. Komanda është si në vazhdim:
# route add default gw 192.168.0.1
(ku unë supozova si 192.168.0.1 adresën IP të PC Gateway).
Kaq ishte :-)
Të njëjtën proçedurë mund t´a kryesh edhe nga Paneli i Administrimit, me anë të tools grafikë, por do të humbësh 10 herë më tepër kohë e rezultati do të jetë i njëjti.
P.s. Ndoshta mund të të nevoiten dhe nameserver(s) që mund t´i shtosh tek
/etc/resolv.conf
:
nameserver 80.19.114.21
nameserver 151.99.125.1
(Vlerat IP janë ato që përdor unë: ti duhet të shkruash/kopjosh vlerat që ke tek njëri nga PC që përdor zakonisht për Internet).
Po vazhdove të keh probleme, shkruaj.
A me ndihmoni
Kurse une kam nje problem tjeter te ngjajshem.
Keto qe thote Laurenti i kam rregulluar pa problem dhe e kam lidhur PC me Red Hat ne rrjet. I kam venbdosur IP, Gateway, Netmask, Broadcast, NameServer. Poashtu bej ping me pc tjere qe jane ne intranet si dhe ne internet.
Por, une kam instaluar Apache Web Server ne kete kompjuter (server), dhe si zakonisht web faqet vendosen ne /usr/local/apache2/htdocs, apo? Dhe ketyre web faqeve u qasem nga shfletuesi permes http://ip-e-pc ose http://emri-i-hostit. Kurse problemi eshte se keto faqe nuk mund t´i hap nga ndonje pc tjeter permes IP se serverit. Webmin-in mund ta hap nga PC tjere, kurse faqet jo!!
Me thote dikush ku duhet te bej ndryshime.
A me ndihmoni
Nuk kam aq informata per strukturen e rrjetit, pasi eshte nje rrjet mjaft i madh, afer 1000 PC gjithsejt. Serveret kryesore jane shume te medhenj (nga IBM), te cilet kane lidhje direkte me nje qender ne Gjermani, qe nese behet ndonje ndryshim hardverik ketu, ata gjoja se u paraqitkan ne telefon menjiher te shohin cka ka ndodhur!!!
Per firewall jam i sigurt qe ka. Me teper nuk di.
Une mendoj tja ndryshoj portin standard 80 per HTTP tek serveri im i vockel(httpd.conf) me nje numer tjeter, pasi me duket qe ky port mund te jete i lejuar vetem ne nje drejtim!?
[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Burim më 24-12-2004 11:30 ]
A me ndihmoni
Informacionet mbi rrjetin mund t´i marrësh thjesht me një
nmap
.
Sidoqoftë, duhet të kontrollosh dhe konfigurimin e firewall[nivelin që ke zgjedhur] në RH që ke instaluar: provo t´a fikësh fare, e pastaj jepi nga shfletuesi web i një pc tjetër adresën http të tij.
A me ndihmoni
hej njerz ju pershendet te gjithve edhe deshta me ju pyt 1send..
une e instalova ni dit Mandrake Linux-in 9-shin edhe mbasi e instalova krejt edhe me kerkoj me ristartu Pc edhe mbas i ristartova mu qel si bios edhe me dul login e dhash usernamin edhe pasvordin edhe tani me dul usernemi psh. xhixha@mandr.....$edhe me shenj te dollarit (spo di a po me kuptoni si shel diqysh mu qel)edhe spo di qfar komande mi jep per me u hjek prej qasaj per me dal kshtu ne desktop(po me ndoj ne pamje me ikona e me krejt)e qka duhet me bo per me dal prej qatyhin..po ma heret e kom pas redhat 9.0 edhe kurr sum ka dal qajo???a kishi mujt mem ndihmu qysh me ja bo per me dal prej qathit