You are here

Mandrake10.0 ne HD

Tim's picture

((((((Përshëndetje Anonim,



ka shumë mundësi të mos keni masterizuar si duhet CD, Nero ka një opcion që ju jep mundësinë të krijoni CD duke u nisur nga një file imazh .iso, nuk duhet thjesht të kopjoni file .iso në CD.



Sidoqoftë, nëse i keni krijuar si duhet CD-të, kopjoni të gjithë përmbajtjen e tyre në një kartelë të diskut tuaj (p.sh. në windows, krijo një kartelë me emrin Mandrake në C:) Në kartelën e krijuar kopjo përmbajtjen e CD-ve.



Futu në kartelën e krijuar dhe tek kartela me përmbajtjen e CD së parë do të gjesh një nënkartelë me emrin images/.



Në të normalisht duhet të gjesh:



cdrom.img -- > Instalim nga CD

network.img -- > Instalim nga NFS, FTP, HTTP ose rrjeti lokal

pcmcia.img -- > Instalim nga rrjeti, CD

hd.img -- > Instalim nga Hard Disku, është imazhi që ju intereson

...e me rradhë

hdcdrom_usb.img

network_gigabit_usb.img



Pra nga Windows, me anë të programit rawrite (ose rawwrite që është grafik) krijo disketën e boot, duke zgjedhur si file për krijimin e saj, hd.img



Duke nisur PC nga kjo disketë Instaluesi do të kërkojë kartelën ku ndodhen files e Mandrake për të vazhduar instalimin.



Po ndeshe në probleme të tjera, pyet. )))))))



Faleminderit per mesazhin. me doli nje problem tjeter cila do jete adresa.

kam vetem nje hd

particioni eshte i treti dhe eshte primary (kam dhe nje tjeter misdis tyre po eshte "unallocated")



Problemi qendron tek kjo:

"Please enter the directory containing the Mandrake Linux Distribution.

/cooker/i586"



si duhet te jete direktoria.

ne windows direktorite jane:



CD1: G:\Mandrake cd1

CD2: G:\Mandrake cd2

CD3: G:\Mandrake cd3



Cfare duhet te beje tani per direktorine?



:-?

Forume: 
Administratori's picture

Particioni i trete (G:) nën linux njihet si hda3

Sidoqoftë, ja procedura precize:

Kopjo kartelën

Mandrake

nga

CD1

në G:
Nga

CD2

kopjo kartelën

rpms2

dhe hidhe tek G:\Mandrake\
Nga

CD3

kopjo kartelën

rpms3

dhe hidhe tek G:\Mandrake\

Rinis kompjuterin nga disketa e krijuar sipas imazhit hd.img

Automatikisht Instaluesi duhet të gjejë kartelën me pakot e duhura (përgjigju thjesht pyetjeve).

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Administratori më 03-04-2004 12:22 ]