You are here

Mandrake10.0

Administratori's picture

Përshëndetje Anonim,



ka shumë mundësi të mos keni masterizuar si duhet CD, Nero ka një opcion që ju jep mundësinë të krijoni CD duke u nisur nga një file imazh .iso, nuk duhet thjesht të kopjoni file .iso në CD.



Sidoqoftë, nëse i keni krijuar si duhet CD-të, kopjoni të gjithë përmbajtjen e tyre në një kartelë të diskut tuaj (p.sh. në windows, krijo një kartelë me emrin Mandrake në C:) Në kartelën e krijuar kopjo përmbajtjen e CD-ve.



Futu në kartelën e krijuar dhe tek kartela me përmbajtjen e CD së parë do të gjesh një nënkartelë me emrin images/.



Në të normalisht duhet të gjesh:



cdrom.img

-- > Instalim nga CD

network.img

-- > Instalim nga NFS, FTP, HTTP ose rrjeti lokal

pcmcia.img

-- > Instalim nga rrjeti, CD

hd.img

-- > Instalim nga Hard Disku,

është imazhi që ju intereson


...e me rradhë

hdcdrom_usb.img

network_gigabit_usb.img




Pra nga Windows, me anë të programit rawrite (ose rawwrite që është grafik) krijo disketën e boot, duke zgjedhur si file për krijimin e saj, hd.img



Duke nisur PC nga kjo disketë Instaluesi do të kërkojë kartelën ku ndodhen files e Mandrake për të vazhduar instalimin.



Po ndeshe në probleme të tjera, pyet.

Forume: