Pershendetje te gjitheve.
Kam shkarkuar nga mirror http://ftp.snt.utwente.nl/pub/os/linux/mandrake-iso/i586/ versionin e Mandrake 10 beta 2 ne formen iso.I shperbera (estrare) i file me winRAR dhe i masterizova ne tre CD.Ne windows kur jap komanden D:\ ose E:\ leshohet autorun.exe i mandrakes ku mund te besh diskboot nen dos per cdrom.img.Krijova diskun e boot dhe rihap kompjuterin,duke pasur disketen brenda kaloj ne skermaten e installimit te Mandrake 10.Kur kalon ne installin me jep error ,praktikisht nuk e njeh cd e mandrakes.Dal jasht nga installimi.Kaloj ne bios dhe ndyshoj procesin e boot duke vene cdrom si primare te boot,rihap kompjuterin dhe me jep errorin No Disk Boot. Mqs ne kompjuterin tim kam 2 particione (Windows XP Pro dhe Mandrake 9.0).Per te verifikuar se cd-te qe masterizova jane ne rregull, i provoj ne mandrake 9.0 dhe arrij ti lexoj.Me del pyetja....Cfare gabimi kam bere qe nuk arrij te bej installimin kur ne te dy sistemet arrij ti lexoj? :-[
Mandrake 10 beta 2
Përshëndetje stopi,
në kalimet që ke shpjeguar ka diçka të gabuar: mbasi shkarkon files .ISO
nuk ka
nevojë t´i hapësh as me winrar e as me ndonjë program tjetër që trajton arkivët. Duhet thjesht të hapësh programin tënd të masterizimit (Nero nën Windows ose k3b nën Linux) dhe të zgjedhësh opcionin e krijimit të CD duke u nisur nga file imazh .ISO (jo të kopjosh files .ISO në CD). Programi automatikisht do të njohë files e shkarkuar si imazhe ISO dhe do të krijojë CD e rregullta.
Mbasi t´i kesh krijuar mjafton të kryesh boot nga CD e parë dhe procesi i instalimit vazhdon si normalisht.
Duhet të kesh parasysh që je duke instaluar një version beta, me të gjitha pasojat që mund të vijnë nga ky veprim.