A mundem edhe une te behem me Linux si kolegu im Burimi :-))) ta instaloj RH9 ne Laptop?
Disku eshte vetem 3GB. Dua ta kem edhe WinMe. Sa MB nevojitet per instalim minimal te Linuxit (cilat pakete jane kryesore).
A mund te kem probleme me njesite perfierike (vga, sound,...)
tung
Xhelali
SEE University.edu.mk
Tetove
Linux në Laptop
Përshëndetje Dardani,
ka mundësi të japësh edhe markën dhe modelin e Laptop-it tënd?
Linux në Laptop
Ne emer te Dardanit, i cili momentalisht i feston festat dhe me siguri nuk e ka nder mend intsalimin e Linuxit :-) Pas dy javesh ndoshta do kete nevoje per instalim.
Laptopi i Dardanit eshte Sony VAIO. Me thirri edhe mua ta shoh pse nuk vazhdon, po se gjetem dot problemin.
Linux në Laptop
Përshëndetje Ilir,
përsa i takon pseudonimit me të cilin je regjistruar në AlbLinux: adresës suaj email i korrespondon nick
inb001
.
Për fjalëkalimin mos më pyet se nuk e di :-)
Tani në lidhje me instalimin e Debian.
Si gjithmonë, para se të filloni instalimin e çfarëdo shpërndarje Linux, duhet të njihni mirë karakteristikat hardwarë të makinës suaj.
Ka shpërndarje që mundohen të njohin dhe të konfigurojnë automatikisht dispozitivët tuaj, e ka shpërndarje të tjera (midis tyre Debian) që lënë gjithçka në dorë të përdoruesit.
Nuk di se si e ke kryer instalimin, por nga mesazhet që shktuan ka diçka që nuk shkon: shkruan që ke përdorur kernel 2.2 për instalim e pastaj ne modulë rezultojnë ato të 2.4. Pastaj shkruan: OS Linux 2.6.9-rc1 i686
Sidoqoftë, këshilla që mund të të jap është:
shkarko dhe krijo një Live-CD (Knoppix, Gnoppix, etj)
Nis makinën nga CD e krijuar dhe shiko e shëno të gjithë mesazhet e sistemit (zakonisht këto CD gjejnë dhe konfigurojnë gjithçka): në ketë menyrë do të dish me saktësi përmbajtjen hardware të makinës tënde dhe modulët përkatës që duhen ngarkuar.
Mbasi ke kryer këtë veprim, mund të rifillosh instalimin e
pastër
të Debian (në forumet ka një temë ku përshkruhet instalimi hap pas hapi i Debian) dhe në fazën e konfigurimit të modulëve të kernel, të aktivosh/ngarkosh emrat e modulëve që more shënim më sipër.
Rruga e dytë (e më e thjeshta) është instalimi në HD i Live-CD. Në këtë menyrë nuk humb kohë me konfigurimiet e dispozitivëve (por dhe mëson më pak) dhe nëse vendos në të ardhmen (mbasi t´a kesh njohur mirë makinën) mund të kryesh një instalim të pastër Debian (
Sarge
mbas pak javësh).
Pra vendos rrugën që dëshiron të ndjekësh dhe, nëse vazhdon të ndeshësh probleme, kërko ndihmë.
Linux në Laptop
Urra,
I nderuar admin. E rregullova me ne fund. Arrita qe ta evitoj ate problemin qe kisha me CD-ROM gjate nisjes se Knoppix-it me komanden e meposhtme:
tek "boot:" prompti shkrova :"knoppix nodma"
dhe me pas u futa ne Knoppix, nga ku fillova instalimin ne HDD (e bera Debian) me ane te komandes (ne shell):
"sudo knoppix-installer" (qe kerkon admin passwd). Cdo gje shkoi ne rregull deri ne fund, dhe bera "reboot", e hoqa CD-ne.
Tani punon shume mire,edhe jam i kenaqur. (pasi edhe gjeta nickun).
Shpresoj t´i ndihmoje edhe tjeterkujt ky pershkrim.
Gjith te mirat, e shpresoj te kontaktojme perseri dikur.
Iliri
:-] :-]
Faqet