Përshëndetje Anonim,
duke filluar nga versioni 9.1 i Mandrake suportohet edhe Intel 845 board, pra nuk e kuptoj pse nuk është konfiguruar automatikisht gjatë instalimit të Mandrake 9.2 skeda juaj video. Mund t´a rikonfiguroni nga Paneli i Administrimit të Mandrake, duke zgjedhur i845 si modul për skedën tuaj.
Përsa i takon instalimit të "drivers" nën Linux instalohen si të gjithë programet e tjerë (configure; make; make install): zakonisht kernel i linux përmban të gjithë drivers për të cilët mund të kesh nevojë, mjafton të "ngarkosh" modulët përkatës. Nëse një driver i caktuar mungon, do të thotë që: 1- nuk ekziston për linux; 2- ekziston vetëm si binar i lëshuar nga firma prodhuese e dispozitivit (pa source code), prandaj duhet instaluar veças dhe, zakonisht në brendësi gjen dhe instruksionet mbi proçedurën e instalimit.