bro kam mare cd e instalimit te linux mandrake por problemi eshte se nuk po e instaloj dot.u futa ne windows dhe hapa cd pashe se kishte nje direktori te tille:
G:\Mandrake\RPMS3
ketu kishte vetem file te formatit RPM dhe asnje lloj formati tjeter psh .exe
si mund te bej instalim e linux?per cdo info shume faleminderit.
Përshëndetje
Përshëndetje Endri,
GNU/Linux nuk është thjesht një program që mund të instalohet duke klikuar tek ndonjë file EXE.
Para se të instalohet, duhet përgatitur kompjuteri për të kryer instalimin, pra m.q.s. je duke instaluar një sistem të ri operativ duhet të krijosh hapëesirën e nevojshme në disk për të instaluar sistemin e ri.
Mund të fillosh duke lexuar këtë udhëzues.
Për çdo paqartësi, mund të pyesni në këtë forum.