You are here

GoboLinux

enderson's picture

Pershendetje



Kam gjetur ne nje reviste (linux Magasine)nje shperndarje te re Linux qquhet GoboLinux.

E cuditshmja eshte se nuk me kerkon particion Swap ne instalim dhe instalohet pa problem.

Une e instalova dje ne darke dhe nga pamja mu duk shume simpatik :-) .Gje e bukur ishte se eshte shperndarja e pare (mbase nja 4 a 5 jo me shume)qe me njeh te gjithe hardware.

I vetmi problem eshte se nuk di si te "montoj" nje "Flash disk" ne menyre qe ta kem te perdorshem si ne windows,ku nuk kam nevoj ta instaloj,por ma gjen vete sistemi.

Si ju duket si shperndarje ??





Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje enderson,

nuk njoh GoboLinux, përveç faktit që krijuesi (apo krijuesit) është duke eksperimentuar një gjerarki alternative, dobia e së cilës është akoma për t´u demostruar.
Përsa i takon përdorimit, duhet të jetë më e vështirë se çdo shpërndarje tjetër Linux, m.q.s. çdo instalim duhet kryer nga source, duke patur kujdes të respektosh rregullat dhe pozicionet jostandart të instalimit për këtë shpërndarje, duke mos patur në dispozicion një tool automatik që të kujdeset për instalimin dhe zgjidhjen e varësive.

Në lidhje me flashdisk-un tënd, unë mund t´ju shpjegoj si funksionon në shpërndarjet linux "standarte", ti mundohu të gjesh pozicionet e ngjashën tek Gobo (p.sh. në mos gabohem /mnt/ në GoboLinux quhet /Mount/ ... etj.):

Fillimisht duhet të sigurohesh që kernel-i që je duke përdorur afron suportin për dispozitivët usb.

Nëse provon të japësh komandën (shpresoj të mos kenë ndryshuar dhe komandat :-) ):

# lsmod | grep usb

duhet të kesh të paktën si përgjigje:


usb-storage 73016 1
scsi_mod 103540 3 [sd_mod usb-storage sg sr_mod ide-scsi]
usb-uhci 24684 0 (unused)
usbcore 72992 1 [usb-storage usb-uhci]

Për të montuar dispozitivin, mjafton komanda:

# mount /dev/sda1 /mnt/flashdisk

Përndryshe, mjafton të instalosh hotplug, dhe dispozitivi "montohet" automatikisht, sapo futet. (Pra gati, ose më thjeshtë se në windows)

enderson's picture

Falemnderit per pergjigjen...
Cfare eshte hot plug?Dhe si mund ta instaloj?
Pse me thua qe duhet te jete me i veshtire per perdorim se te gjithe shperndarjet e tjera? :-? :-? :-[ mos me demoralizo keshtu se une si fillestar qe jam veshtiresia me e madhe qe kam patur ka qene ne instalimin dhe njohjen e hardware.
Thua qe eshte me mire "mandrake"?
Po "red hat"?
Mund te me keshillosh nje shperndarje per ne fillestaret? :-o

Administratori's picture

Askush nuk dëshiron t´ju demoralizojë, përkundrazi :-)

Problemi nuk qëndron këtu: m.q.s. GoboLinux (që nuk është gjë tjetër veç një shpërndarje e krijuar nga LFS me disa ndryshime sipas shijes së autorit) ju ka njohur të gjithë hardware e pc suaj, do të thotë që të gjitha shpërndarjet e tjera Linux nuk kanë asnjë lloj problemi për të njohur dhe për t´u instaluar korrektësisht tek ai PC.
Nuk mund t´ju them se çfarë shpërndarje duhet të përdorni: shpërndarjet Linux janë si këmishat, ajo që mua më rri për mrekulli, ty ndoshta nuk të bën :-)
Varet shumë se për çfarë e përdor ti kompjuterin. Ndryshimi midis shpërndarjeve të ndryshme qëndron tamam këtu: njëra mund të jetë e orientuar drejt përdorimit si server (pra e lehtësuar nga të gjitha gjërat e panevojshme), kurse një tjetër mund të jetë "tejfryrë" me programe për përdorim të zakonshëm, për të dëgjuar muzikë, për të parë video dhe TV, për shkruar apo kompozuar, pa ja vënë veshin shumë aspektit të sigurisë.
Nga ana tjetër asgjë nuk na pengon që të marrim p.sh. një Debian dhe t´a kthejmë në një Mandrake :-) : mjafton të fillojmë t´a "ngopim" me programe e vegla ndihmëse.

Pra, nëse nuk të intereson shumë të njohësh si është ndërtuar dhe si funksionon Linux, por dëshiron të fillosh t´a përdorësh menjëherë, duke patur të gjithë programet që dëshiron gati përdorim, zgjedhja është e larmishme: Mandrake, Fedora, SuSE, Knoppix, Morpheus, etj...etj, ke gati programet dhe të gjitha veglat e duhura për t´i mirëmbajtur.

Nëse përkundrazi je kurioz, dëshiron të mësosh, dëshiron që gjithçka t´a krijosh me duart e tua, zgjedhjet janë Slackware, Debian ose Gento: nuk di përse mbizotëron përshtypja që janë të vështira, kanë paksa të vështirë vetëm fazën e instalimit (për të vetmen arsye që nuk vënë në dispozicion një instalues grafik), por kush njeh kompjuterin e tij nuk ka asnjë vështirësi të kryejë instalimin e çfarëdo shpërndarje Linux.

Pra zgjedhja është thjesht personale.

Përsa i takon hotplug, mjafton të hedhësh një sy tek adresa në vazhdim: http://linux-hotplug.sourceforge.net/

enderson's picture

Berea shaka persa i perket demoralizimit 8-)
Kam nja nje vit qe kerkoj te di se cfare linux eshte ne gjendje te me jape me shume se sa windows;jam dhe i shtyre nga kurioziteti te di dicka me shume per ate qe eshte mbrapa veprimeve te jashtme qe ben nje OS si windows apo linux pa patur per shembull ndihmen e nje tekniku per cdo hap.
Me windows e kam patur,deri diku,me te thjeshte ndoshta per faktin se ka qene nje sistem me "user friendly" pra shume gjera si instalimi i programeve ose lidhja e nje rrjeti ose e nje hardware pak a shume jane standart(gje qe dhe te shuan pak kuriozitetin per te ditur dicka me shume)kurse ne Linux kam rene ne nje bote krejt tjeter(extensione file-sh qe si njoh,procedura te cilat nuk i kam pare ndonje here,comandave nuk di nga tja filloj,direktory me emra t papare ...etj)
Nuk di dhe se nga tia filloj domethene. :-(
Kam pershtypjen se me duhet nje tip "enciklopedie "ku te mund te drejtohem cdo here qe kam nevoje per pyetje te shkeputura nga njera tjetra.Ky mund te ishte interneti,por,per fat te keq nuk kam mundesine te lidhem me shpesh se nja 2-3 ore ditore
(lab-info i shkolles).
Mund te me tregoni nje menyre(ndoshta nje autor ose nje doc ne rrjet te cilin te mund ta skarikoj dhe ta marr me vete)
U zgjata ca si teper,me falni. :-]

P.S:Instalimi i fundit Linux qe kam eshte Mandrake 9.2 deri tani shkon mire (persa i perket hardware)por ka c a mangesi ne software(te cilet i kam ne nje cd te nje reviste por per ti instaluar... :-o booo)
Pershendetje dhe falemnderit per durimin ;-)

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: enderson më 24-03-2004 15:21 ]

Administratori's picture

Përshëndetje enderson,

nuk duhet të kërkosh falje për asgjë, nuk është faji yt!

Linux lindi në Internet, dhe është e qartë që dhe "biblioteka" e tij gjendet në Internet. Për fat ka shumë, shumë dokumente, të shkruar për të gjithë nivelet e përdoruesve.

Kurse përsa u takon dokumenteve dhe manualeve në shqip, jemi akoma në hapat e parë dhe nuk arrijnë t´u japin përgjigje të gjitha pyetjeve.

Në rastin tuaj konkret, mund t´ju këshilloj një nga manualët më të mirë dhe të qartë të shkruar ndonjëherë mbi Linux: "Appunti di Informatica Libera" të Daniele Giacomini. ( http://a2.swlibero.org/ )
Mund t´a gjesh kudo në Internet në Italisht apo anglisht (për shqipen jam në kontakt të vazhdueshëm me Autorin, por kam frikë që do të duhet kohë), mund t´a shkarkosh (por kujdes, janë më shumë se 100Mb), ose mund t´a gjesh tek ndonjë CD së bashku me ndonjë revistë informatike.
Nëse nuk arrin t´a sigurosh, mund t´ju përgatis një CD dhe t´jua dërgoj.

Përsa i përket Mandrake që jeni duke përdorur: nëse dëshironi të instaloni thjesht programet që keni në CD, zakonisht janë të formatit .rpm (është si .exe i windows). Për t´i instaluar mjafton komanda e thjeshtë

# urpmi programi.rpm

ose

# rpm -i programi.rpm

.

Për çdo komandë mund të shkruani:

man komanda

ose

komanda --help

dhe do t´ju hapet një udhëzues i shkurtër që ju sqaron çdo gjë (p.sh.:

man rpm

)

Për çdo pyetje mund të drejtoheni pa ndrojtje këtu: është arsyeja e krijimit dhe ekzistencës së forumeve :-)

enderson's picture

Pershendetje dhe falemnderit per shpejtesine.
Duke pritur pergj isha duke skarikuar pikerisht appunti di informatika libera:-D nga siti:

Page Title

Por me thote se eshte 24 Mb.Mos eshte jocomplet?

enderson's picture

Pershendetje dhe falemnderit per shpejtesine.
Duke pritur pergj isha duke skarikuar pikerisht appunti di informatika libera:-D nga siti:

Page Title

Por me thote se eshte 24 Mb.Mos eshte jocomplet?

Administratori's picture

Mund te zgjedhesh formatin qe deshiron nga adresa ne vazhdim: http://rm.mirror.garr.it/mirrors/AppuntiLinux/2004.01.01/

enderson's picture

Thank´s :-]
Ky po qenka material...