Përshëndetje,Ka një kohë relativisht të gjatë që përdor Ubuntu.Kam përdorur më parë edhe shpërndarje tjera të Linuxit dhe desha të provoj edhe Debian.Jam interesuar pak dhe kam lexuar diçka për këtë shpërndarje; bazë të Ubuntu-së.Përveç programeve të shumta që ka Debian në krahasim me Ubuntu...çka e karakterizon tjetër Debianin.Cilat do të ishin arsyet që unë psh të kaloj në Debian.Pyetja është kryesisht për përdoruesit e vjetër të Debianit!FLM
Debian apo Ubuntu?
Pra, shkurtimisht, komandat që duhet të japësh për të instaluar gjithçka janë vetëm:
# apt-get update && apt-get dist-upgrade
# dselect update
# dpkg --set-selections < apt.files
# apt-get dselect-upgrade
# dpkg-reconfigure locales
(e zgjidh shqipen, sq, sq-utf8)
Mbasi të ketë përfunduar, rinis pc dhe duhet të kesh gati për t´u futur nga gdm.
Debian apo Ubuntu?
Laurent,
Të FLM për këto skjarime shumë të mira që jepë.Mbrenda një kohe shumë të shkurtë edhe unë fitova një pasqyrë më të mirë për Debian.
Këtë ide e kisha edhe unë me instalimin e mini ISO.
Ajo me kernelin më iku rastin e kaluar...edhe pse e kam ditur.
Unë veproj në mënyrë tjetër,sepse kam të instaluara edhe sisteme tjera në PC.
E gjitha shkon nëpërmjet të Grub të Ubuntu-së.
Besoj se kësaj radhe sdo kemë problem!
Ju FLM ty dhe "të panjohurit"për ndihmën e dhënë dhe kohën që keni humbur për të më ndihmuar!
[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: atx4y më 24-07-2005 12:16 ]
Debian apo Ubuntu?
Përshëndetje Laurent,
Kam edhe disa pyetje pasi disa gjëra i kam të paqarta!
1.
apt.files
a duhet të jetë poashtu në
/etc/apt/
?
2.Komanda
dpkg --get-selections > apt.files
a duhet të ekzekutohet nga
/etc/apt/
apo si
root
direkt?
3.A duhet së pari
gdm, gnome, xserver-xorg
të instalohen dhe pastaj të ekzekutohet komanda nën 2?Pak më shumë skjarime të lutem!
Apo duhet kështu të veprohet si pate shkruar ti pa i përfillur këto më sipër:
# apt-get update && apt-get dist-upgrade
# dselect update
# dpkg --set-selections < apt.files
# apt-get dselect-upgrade
# dpkg-reconfigure locales (e zgjidh shqipen, sq, sq-utf8)
Debian apo Ubuntu?
Ndiq instalimin deri tek kalimi "6" e pastaj, si root, jep komadat e përmendura.
Ki parasysh që apt.files është thjesht një file teksti (që mund t´a vendosësh ku të duash) që përmban emrat e pakove që duhen instaluar.
Debian apo Ubuntu?
E instalova....
Jo ne kete menyren e larteshenuar!Nuk pati sukses!?
Kishte disa varshmeri ne mes te pakove dhe nuk lejonte qe ato te menjanoheshin.
Sources.list e ndryshova komplet i mora vetem ato dy kryesoret prej debianit.
E instalova me xserver-xfree86 pasi qe ketu nuk ishte xserver-xorg.
Sidoqoft tash eshte cdo gje ne rregull dhe me synaptic i instaloj programet tjera.
Edhe pse tash i kam edhe Debian dhe Ubuntu ne te njejten PC do i ndjeki dyjat por ma shume do koncentrohem te Debian.
Ne Ubuntu pata arritur te gjitha ti instaloj Ìka me duheshin prej java, eclipse , vmware ,tvbrowser me TV-SAT...pra te gjitha qe ka edhe Win.Besoj se edhe ketu do i instaloj...
Edhe njehere ju FLM per ndihmen Laurent.
Faqet