Mbas disa ndryshimeve, vihen përsëri në funksion SVN (subversion) e AlbLinux.
Një interfaqe grafike për të shfletuar pakot është vënë në dipozicion tek adresa: http://alblinux-svn.homelinux.org
Shembull pune si përkthyes:
Po supozoj që dispononi kreditet e duhur për të punuar në projektin e përkthimit në shqip të GNOME (user + password). Përkthyesit e rinj mund të kërkojnë pjesmarrjen në projekt duke dërguar një kërkesë me të dhënat e plota personale tek laurenti[at]alblinux[dot]net.
Po supozoj gjithashtu që jeni mirëmbajtës i përkthimit në shqip p.sh. për gdm dhe, përdorni përdoruesin "lor" :-) në sistem.
mkdir checkout && cd checkout
svn co --username lor http://alblinux-svn.homelinux.org/gnome/gdm/gdm/trunk gdm
Me anë të komandës së sipërme sapo është kryer "checkout" i një kopje të versionit në zhvillim (pra trunk) në kartelën tonë të punës (që unë quajta thjesht "checkout").
Sikurse mund të vihet re, emri i programit për t'u shkarkuar përsëritet dy herë në URL e repository SVN (kjo për të dalluar kopjen lokale ../gnome/emri_programit/emri_programit nga mirror i programit në svn e Projektit GNOME ../gnome/emri_programit/mirror).
Tani për të punuar mjafton të futemi në kartelën ku ndodhen file e përkthimeve:
cd gdm/po
- Rifreskojmë përkthimin:
intltool-update sq
- Punojmë/përkthejmë sq.po (me programin me të cilin punoni zakonisht)
- Ruajmë ndryshimet/punën
- Njoftojmë që kemi kryer ndryshime tek ChangeLog:
vim ChangeLog
VVVV-MM-DD Emri Mbiemri <adresa@email>
* sq.po: Updated Albanian Translation.
Ruajmë ndryshimet dhe dalim.
Ridërgojmë në server ndryshimet e kryer (commit):
svn commit -m "Updated Albanian Translation by Emri Mbiemri" sq.po ChangeLog
Kaq ishte e gjitha...
Për të përditësuar kopjen e punës me ndryshimet e fundit nga serveri, mjafton komanda:
cd ~/checkout/gdm
svn up