Miredita
Doja te dija a ka ndonje mundesi qe te komunikohet me forumin e alblinux pa qene online(per shembull me ndonje client per poste si outlook ose eudora..)?
ne ne shtepi kam vetm mundesi te lidhem me nje tel celular dhe nuk ma leverdis te jem online(per koston dhe me teper per shpejtesine e ulet)
Falemnderit
Forum pa qene online
Jo. Tani për tani ky funksion nuk suportohet, dhe për t´a shtuar duhen me të vërtetë shumë ndryshime (për modulin e përdorur aktualisht).
Ndoshta mbas pak kohësh do të vlerësojmë idenë e shtimit të një ose më shumë MailingList, që mund të zgjidhë problemin e kujt nuk ka kohë apo mundësi të vizitojë gjithmonë forumet apo IRC.
Forum pa qene online
Puna eshte se edhe ai qe e viziton gjithmone forumin, prape i shpetojne mesazhe pa lexuar, sepse forumi nuk i nxjerr mesazhet e reja qe nga hera e fundit. Po ashtu nuk njofton me e-mail per mesazhet e reja.
Nejse...
Forum pa qene online
Mesazhet e palexuar dallohen duke shkuar tek "Treguesi" i forumeve (http://www.alblinux.net/modules.php?name=Splatt_Forums&file=index)
Gjithashtu, blloku djathtas i forumeve, rreshton mesazhet sipas datës dhe orës së dërgimit.
Përsa i takon njoftimeve via e-mail, të them të drejtën, personalisht nuk kam të aktivuar opcionin: sapo e aktivova dhe të shohim rezultatin (nëse dikush i përgjigjet këtij mesazhi).
Në konfigurimin e përgjithshëm të Forumeve, njoftimi via email është "On".