You are here

:S

UnFuckAble's picture

qysh muna mu llogirat nlinux RedHat pa root.Un e kom userin Admin edhe passin **** po sun po hi P.S ne desktop.
Nuk mirrna vesh fort per Linux ama e kom ni server e o ka um duhet me u logirat :S spo di qysh me ja bo

Administratori's picture

Përshëndetje UnFuckAble,

nuk je shumë i qartë në kërkesë (pasi mungojnë shumë të dhëna), sidoqoftë:

1- Nëse server-i nuk është yti dhe ti ke harruar password e përdoruesit për t´u futur në të, mjafton ti kërkosh një password të re administratorit të sistemit.

2- Nëse server-i është i yti, atëhere ti duhet të njohësh password e root për t´a administruar atë: pasi të kesh fituar të drejtat e root mund të ndryshosh password-in e përdoruesit me nick Admin me anë të komanës:

passwd Admin

dhe do t´ju kërkohet password i ri.

3- Serveri është i yti, makina është e jotja :-), prandaj në fazën e boot (gjatë ndezjes) shkruaj:

linux single [Enter]

Pasi të jesh futur kërko file /etc/passwd (ose /etc/shadow nëse përdor password shadow), hape me një editues teksti (p.sh. vi) dhe fshi password e root. P.sh. nga:

root:Lwtpeonh1TDSxhyAC:0:0:root:/root:/bin/bash

do të kthehet në

root::0:0:root:/root:/bin/bash

Ruaj ndryshimet dhe rinis sistemin. Tani mund të futesh si root pa shkruar asnjë password. Pasi të jesh futur krijo një password të re për root (super përdoruesi) dhe mund të ndryshosh edhe password për përdoruesit e tjerë me anë të komandës si [2].