Tung Webmaster i AlbLinux.net-it,
e pashë një udhëzim shumë të mirë për instalimin e KDE-së të përkthyer në gjuhën shqipe. Besoj që përkthyesi nuk duhet të mbetet anonim. Nëse nuk dëshiron përkthyesi të prezentohet, le ta vë një nofkë apo çfarëdo emri, nuk ka nevojë të jetë i vërtetë.
Besoj që përkthimi i udhëzimeve është punë shumë e çmuar dhe çdo lavdatë duhet ti shkoj përkthyesit.
Ju lutem në dokumentin "Të instalojmë me pak hapa KDE3" shkruajeni edhe emrin dhe emailin e përkthyesit.
Kush e përktheu "Të instalojmë me pak hapa KDE3&qu
Pershendetje agron,
te gjithe materialet ne shqip (perfshire perkthimet) qe gjeni ne kete sit, tani per tani jan fryt i punes sime. Keshtu qe asgje nuk eshte anonime. Ne rastin e shkrimeve te derguara, poshte tyre nuk mungon asnjehere emri i autorit apo burimi.
Kush e përktheu "Të instalojmë me pak hapa KDE3&qu
Bravo, ke kryer një punë shumë të mirë. Por mos u ndal me kaq.
Administartor, më mirë është që në dokumentet e përkthyera ta vësh edhe emrin apo nofkën tënde. Se çfare njerëz ka në internet, ti marrin të gjitha dokumentet dhe thonë se vetë i kanë përkthyer. Nuk mjafton që emri yt të figurojë pranë linkut, por duhet të jetë brenda në dokument.
Po mirë, unë prapë nuk e morra vesh se si e ka emrin apo nofkën përkthyesi! E shoh që ti paraqitesh me nofkën Administrator dhe Moderator që gati çdo web sajt apo forum e ka nga një.
A ke emër apo nofkë me të cilën prezentohesh?
Kush e përktheu "Të instalojmë me pak hapa KDE3&qu
Përshëndetje agron,
n.q.s. dikush që nuk ka të bëjë me os dhe linux kryen thjesht kopjim të dokumenteve të këtueshme dhe i publikon si dokumente origjinale, çdo dokument ka disa gabime të vegjël të shtuar me qëllim, pra verifikohet me lehtësi kopja.
Nëse këto dokumente merren nga dikush që ndjek frymën e open source, atëhere problemi nuk ekziston, pasi ai vetë do të kujdeset të krijojë një lidhje me burimin origjinal.
Pastaj, qëllimi i këtij siti është përhapja e sa më shumë njohurive dhe dokumenteve mbi open source dhe linux, prandaj gjithkush është i nxitur t´i përhapë materialet me çdo formë dhe mjet (gjithmonë duke rispektuar GPL).
Mbas pak ditësh do të fillojmë publikimin e HOWTO për linux, që megjithëse do të publikohen në formatin html do t´a kenë formatin origjinal në sgml (pra nuk ekziston rreziku i kopjes të paautorizuar)
L.D.