Është paraqitur në datën 10 të këtij muaji plani për kalimin e infrastrukturës së Dhomës së Deputetëve të parlamentit italian (Camera dei Deputati) nga Windows në Linux.
Plani i plotë parashikon kalimin gradual të krejt administratës drejt sistemit të ri operativ si dhe vënien në dispozicion të klientëve nga ana e bibliotekës së Montecitorio-s të kompjutërve me Linux.
Pra, duke filluar nga dita e djeshme, çdo deputet që kryen kërkesë mund të instalojë në kompjuterin e tij personal, laptop apo desktop, si dhe në kompjuterët e zyrës së tij sistemin operativ GNU/Linux.
Në këtë menyrë Italia po hedh hapat e parë drejt një revolucioni të vërtetë kulturor, në fakt, në këtë menyrë njihet dhe përkrahet në menyrë të plotë lëvizja që prej vitesh merr pjesë në në sfidën teknollogjike për lirinë e software dhe fshirjen e pengesave komerciale me të cilat ka të bëjë çdo përdorues kompjuteri.
Sipas Folena, presidentit të Komisionit për Kulturën "kemi të bëjmë me një vendim të jashtë zakonshëm dhe tepër të rendësishëm. Instituti qendror i shtetit, Parlamenti - vë në dukje - ka vendosur jo vetëm të kursejë - që në vetvete është një objektiv shumë i rendësishëm -, por mbi të gjitha pavarësia nga ana teknollogjike, duke adaptuar një sistem open source duke u liruar në këtë menyrë nga pengesat e software pronësor. Në këtë menyrë përballohen më mirë kërkesat e transparencës dhe të sigurisë që janë të domosdoshme për një strukturë publike".
Presidenti i Komisionit VII kërkon ndjekjen e "shembullit të Dhomës së Deputetëve" që "krijon një ndodhi të rendësishme për të gjitha administratat publike, disa prej të cilave prej kohësh kanë kaluar në Linux duke krijuar kursime të rëndësishme në buxhetin e tyre. Për shembull, rrethi i Bolzano-s, në këtë menyrë kursen rreth 1 milon Euro në vit".
Burime:
Komente
Italia do perdori Suse
Italia do perdori Suse Linux. Franca po perdor Ubuntu duke filluar nga qershori i ketij viti.
Une e kam perkrahur kete ide qe para nja 2 vjetesh ne nje forum. E kam pare se cfare perdor parlamenti shiptar dhe Ubuntu-ja eshte shume e pershtatshme.
Kurse ne, shkojme dhe i bejme premtime Microsoftit...
Personalisht them qe Ubuntu-ja eshte me mire nga pikepamja financiare dhe strategjike, sepse nqs duan nje version falas OpenSuse nuk ka updates kurse Enterprise Suse eshte nja $47.
Redhat dhe Oracle jane mjaft te shrenjta dhe ja vlejne vetem per ndonje server ose dicka shume te rendesishme. Plus qe me duket se nuk jane komplet te hapura keshtu qe ku i dihet. Sado qe Redhat eshte nje nga 2 sistemet operative me te sigurta ne bote, behet fjale per parlament.
Edhe Maqedonia sec kishte ca ide me Linux, por pastaj Microsofti filloi te bente versionin shqip te Windows.
Une mbeshtes me cmundem Linuxin dhe ODF-ne. Prinderit e mi perdorin Ubuntu shqip dhe kur i pyeta ne doni Windows apo Unbuntu shqip mbas nja 6 muajsh perdorim, me thane Ubuntu :)
Në Muenchen - Bayern
Në Muenchen - Bayern (Gjermani) në administratën publike të qytetit mbi 2 milionësh përdoret Limux (që nga vjeshta e 2006); i cili në të vërtetë është Debian GNU Linux.
AlbtuX