You are here

Kthetrat e Microsoft-it më së fundi në Shqipëri

laurenti's picture

BBC-ja njofton se Qeveria e Shqipërisë dhe shoqëria amerikane Microsoft kanë arritur një marrëveshje për Partneritet Strategjik.
Nënshkrimi i marrëveshjes shihet si një nga përfundimet e nismës qeveritare të keqemërtuar, "Shqipëria në moshën e Internetit", bërë e njohur ca muaj më parë.

Hollësi rreth marrëveshjes jepen pak. Le të shpresojmë që këto do të bëhen të ditura, ose të passhme për të interesuarit të paktën, prej kanaleve zyrtare të qeverisë shqiptare. Por nga ato pak që lihet të mësohen mund të hamendësohet shumë.
Lajmi hapet me sheqerkat e zakonshme të mirënjohura të PR-it të Microsoft-it: 6 mijë kompjutera me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore në Shqipëri.
Ndërkohë që pasi të mbarojë sheqerka, ne do të kujtohemi që bazimi i partneritetit strategjik të qeverisë shqiptare mbi Microsoft-in dhe produktet e tij kanë koston e tyre reale të tanishme dhe një efekt prapaveprues akoma më të kushtueshëm.

Lexo shkrimin e plotë....

Komente

Elysium444's picture

Injoranca e politikanve tane... Dita dites duke na fut thojnt ne fyt.
kane kaluar 4muaj dhe "Shqiperia ne moshen e Internetit" nuk eshte ndjere fare, smund te gjeja asnje info rreth vazhdimit te kesaj iniciative. me siguri ndonje mashtrim nga politikanet per te vjedhur para.