Me një Webhoster (de) e instalova drupalin 5.0.Pa problem! Edhe gjuha shqipe 100%.
Problemi aty është se ai nuk lejon FTP por bartja e të dhënave duhej të bëhej një nga një.Poashtu mundësi për chmod nuk kishte.
Edhe pse administratori i sitit thoshte se gjatë ngarkimit të gjitha të dhënat kanë chmod 777 !
I shkrova edhe administratorit të sitit dhe përgjigja ishte: ndrysho te phpadmin.
...Problemi që kam është ky: Pas instalimit që bëra e që thashë ishte i sukseshëm bëra bartjen e databazës nga një Hostues tjetër.
Çdo gjë në rregull, por nuk mund të kyçem; bile as si root.Edhe nëse i kërkoj fjalëkalimin thotë nuk ekziston ky përdorues.
Më duket lejon regjistrimin e përdoruesit të ri!
Nuk e di a mundet këtu (drupal) përsëri si root të lajmrohem, pra regjistrohem(mendoj me të drejta të root-it)?
...I krahasova databazat në phpadmin aty ku kam problem dhe me ate pa probleme; nuk vërej ndonjë ndryshim (users)!
Ndonjë Ide?
altiX
Përshëndetje
Përshëndetje altiX,
mungojnë disa hollësi:
Përshëndetje
Përshëndetje Laurent,
1.Unë si zakonisht përdor Debian.
Direktoriumin e drupal5 si .zip e kam bartur në serverin gjerman i cili është pa pagesë.Admini i sitit me siguri dëshiron që nëpërmjet AdS të gooogle ti mbuloj shpenzimet, për këtë arsye edhe këto kufizime (së paku unë kështu mendoj).
2.Kështu si në foto1
Këto janë mundësitë:foto2. Pra pa mundësi të ndryshimit të të drejtave.
3.Këtë e kam të qartë.Desha vetëm të tregoj arsyetimin e adminit të atij sitit.
4.Në rregull! Ajo çka më huton është: Nëse e kthej databazën fillestare funksionon pa problem.Admini është i njëjti edhe me fjalëkalim.
Kur e kthej këtë databazën tjetër nga një server tjetër atëher paraqitet problemi! --> foto3
5. Këtë e pata provuar edhe vetë! Pa sukses! (kam aty edhe mysqldumper; këtë e përdor ma së shumti).Me phpAdmin se kam provuar por e njëjta duhet të jetë apo Jo?
6. Nuk pat sukses!
altiX
Citim: http://img228.imagesh
Sigurisht ke provuar të klikosh tek lidhja e fjalëkalimit të harruar, apo jo?
Po
P.S e rregullova!
altiX