You are here

Ku me gjet krejt verezionet e phpnuke

laurenti's picture

Nuk e kuptova mirë se si keni vepruar: nëse është hera e parë që instaloni *-Nuke, mund të filloni nga versioni që dëshironi, duke fshirë versionin ekzistues dhe databazën përkatëse.

Nëse keni një instalim të PHP-Nuke në përdorim (ju flisni për një databazë prej 4 MB), atëhere duhet të zbatoni proçedurën e upgrade (në këto forume është shpjeguar shpesh herë).



Përsa i takon madhësisë së file .sql për t´u ngarkuar, për arsye sigurie, vendoset një kufi (zakonisht 1.5 - 2MB), që mund të ndryshohet sipas dëshirës tek file i konfigurimit të PHP (php.ini).



Rruga më e thjeshtë, është ngarkimi në databazë me anë të një komande të thjeshtë mysql:



Nëse konsiderojmë që:



user = emri i përdoruesit të databazës

password = fjalëkalimi për këtë përdorues

dbname = emri i databazës që dëshiron të krijosh/përdorësh

nuke.sql = file i databazës së php-nuke, ose file yt backup i databazës



mund të veprosh si në vazhdim: Krijo një databazë të re me emrin

dbname

(nga phpmyadmin, ose me anë të komandave:

# mysqladmin -uroot -ppassword_i_root create dbname



M.q.s. kjo databazë do të përdoret nga përdoruesi "user" me fjalëkalim "password", i japim të drejtat e databazës:



# mysql -uroot -ppassword_i_root



mysql> grant all privileges on dbname.* to user@localhost identified by ´password´;

mysql> flush privileges;

mysql> quit



Tani, për të ngarkuar të dhënat tek databaza e krijuar (çfarëdo lloj madhësie të kenë) mjafton komanda:



# mysql -uuser -ppassword dbname < nuke.sql



Kaq ishte e gjitha.

laurenti's picture

Nuk është e këshillueshme rritja e madhësisë së file që dëshiron të ngarkosh (edhe në locale): sidoqoftë, mjafton të hapësh me një editues teksti file e konfigurimit të PHP (php.ini) dhe të ndryshosh vlerën për madhësinë maksimale të file që mund të ngarkohen.

Sikurse përmenda më sipër, është shumë më thjesht t´a kryesh nga "terminali" (hap një terminal në windows, shko tek kartela ku ke të zbatueshmen mysql dhe ngarko file backup të databazës tënde me komandat e mësipërme).

Nga phpmyadmin, mund të ngarkosh vetëm files < = me kufirin e vendosur tek php.ini

laurenti's picture

Nuk ka asnjë lloj komenti, mjafton të hapësh file php.ini dhe do t´a shohësh:

Kontrollo vlerat tek "Resource Limits" dhe vlerën e "post_max_size".

Përsa i takon komandave në mysql, mjafton të hapësh një terminal "dos" dhe të provosh :-)