Përshëndetje Burimi,
My_eGallery është AddOn për PHP-Nuke (duke filluar që nga versioni 5.2 i tij) dhe nuk bën pjesë në paketin zyrtar të PHP-Nuke. Prandaj duhet t´a shkarkosh dhe t´a instalosh mbas instalimit të PHP-Nuke.
M.q.s. nuk është e lehtë të gjehet, sapo shtova një nga kopjet e mia të modulit tek seksioni Download i sitit tonë: mund t´a shkarkosh duke
.
Versioni që kam shtuar është My_eGallery 2.7.6, në sitin tonë është në përdorim versioni 2.7.5, prandaj dhe përshtatja në shqip i takon versionit 2.7.5. Nuk besoj se ka shumë ndryshime por, sidoqoftë, hidhi një sy dhe plotësoje po pati nevojë.
Për t´a instaluar vepro si në vazhdim:
1 - Shkarko file My_eGallery_2-5-7.tar.gz nga seksioni i downloads;
2 - Unzip nën windows ose "tar xvfz file.tar.gz" nën linux;
3 - Do t´ju krijohet nje kartele me emrin My_eGallery qe permban files:
CHANGES
COPYING
CREDITS
html
INSTALL
README
sql
TODO
UPDATE
4 - Po të futesh tek kartela me emrin sql do të shohësh që përmban një file .sql me emrin MeG.sql: me ndihmën e phpMyAdmin, apo çfarë tjetër përdor ti për të punuar me databazën e PHP-Nuke tënde, zbatoje këtë file tek databaza juaj e PHP-Nuke. Do të krijohen tabelat shtesë
Quote: |
|
ku $prefix, n.q.s ti nuk e ke ndryshuar është "Nuke"
Mbasi të jesh siguruar që databaza u ndryshua me sukses (pra nuk është ndryshuar db ekzistuese, vetëm janë shtuar tab e mësipërme), hap programin tënd ftp dhe vazhdo:
5 - Hidh të gjithë përmbajtjen e kartelës html (jo vetë kartelën) tek root i sitit tënd (ose në varësi të instalimit që ke kryer, atje ku ke file index.php të PHP-Nuke).
6 - Directories dhe nën-directories duhet t´u japësh të drejtat 777 (kartelat ne remot), pra chmod 777:
admin/modules/gallery
admin/modules/gallery/config.php
modules/My_eGallery/temp
Ndryshimin e të drejtave mund t´a kryesh me anë të programit tënd ftp.
7 - Lidhu si normalisht tek: <a href="http://www.siti_yt.com/admin.php" target="_blank" target="_new">http://www.siti_yt.com/admin.php</a> dhe, n.q.s. ke ndjekur çdo hap do të gjesh tek paneli i administrimit një ikonë të re me emrin My eGallery: klikoi sipër dhe fillo të krijosh albumin tënd :-)
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 03-07-2003 01:20 ]
Galeria e imazheve ne PHP-Nuke
Pershendetje Burimi,
persa i takon mesazhit qe te jep, rikontrollo edhe njehere te drejtat e kartelave dhe files!
chmod 777 admin/modules/gallery
chmod 777 admin/modules/gallery/config.php
chmod 777 modules/My_eGallery/temp
Per te krijuar nje galeri te re, krijo fillimisht nje kategori te re, p.sh. me emrin Prova
Kur te kerkon kartelen per kategorine e re, shkruaj perseri ´prova´
Mos shto asgje tjeter tek opcionet ne vazhdim dhe shtyp OK.
Do te krijohet kategoria e re me emrin ´Prova´ dhe kartela e re prova (modules/My_eGallery/gallery/prova) ku do te sistemohen fotot e kesaj kategorie.
Mund te ngarkosh direkt ne kartelen ´prova´ fotot qe ke (via ftp) dhe perdor skanimin automatik te My-eGallery, qe do te gjeje dhe do te sistemoje fotot e ngarkuara, ose rrugen normale: te ngarkosh nga paneli i admin nje nga nje fotot qe deshiron.
Sidoqofte, fillova te perkthej pjesen administrative te My_eGallery, keshtu qe po pate probleme do te te jap file e perkthyer dhe procedura e administrimit do te jete akoma me e qarte!
Galeria e imazheve ne PHP-Nuke
Mirëmbrëma Burim,
më vjen keq, por mesa duket nuk ke arritur akoma të japësh si duhet të drejtat e hyrjes:
dhe kjo eshte pjesa e kodit e interesuar:
Pra thjesht nuk arrin te shkruaj!
Galeria e imazheve ne PHP-Nuke
Po si ta bej mo ket chmod. Spo e gjej me kete FTP Voyager-in!! A ke mundesi me me tregu ndonje FTP program te vogel qe ta shkarkoj dhe proceduren se si behet chmod 777!
Galeria e imazheve ne PHP-Nuke
Përshëndetje Burim,
sigurisht, problemi mund të jetë edhe një setim jo korrekt i server-it ku ke sitin. E vetmja menyrë për të hequr dyshimet është një instalim prove me të njëjtin konfigurim në një server tjetër. Po nuk arrite të gjesh një hapësirë për të kryer provat, më shkruaj dhe mund t´ju hap një account prove për disa ditë.