You are here

Sit dimostrativ në PHP-Nuke

Administratori's picture

Vendosa të vë në dispozicion të të gjithëve një sit dimostrativ të krijuar në PHP-Nuke. Nuk kam vendosur asnjë lloj limiti apo kufizimi, pra mund të vizitoni dhe eksperimentoni çdo aspekt të këtij CMS, përfshirë dhe interfaqen administrative!

Sitin mund t´a vizitoni duke klikuar

këtu

.

P.s. Përshtatja e plotë në shqip e versionit të ri nuk është akoma në 100%, por do të jetë gati së shpejti (sapo të gjej pak kohë të lirë).

Argëtohuni!!!



[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 30-05-2003 20:05 ]

nani's picture

Laurent me siguri je Club Member ne phpnuke.org edhe ke pas mundesi ta shkarkosh versionin ma të ri te php-nukes.

Deshta t´pyes a mos i din cfarë dallimi ekziston ne mest te versionit 6.5 & 6.6 ?

Me siguri ka vetem fix dhe permirëse te versionit 6.5 !?
Nuk besoj qe ka ndonjë Feature t´Re... !?

Sidoqoftë, nëse F.B. e ka një listë të përmirësimeve, atëher a mundesh ta bësh copy & paste këtu, në mënyrë qe t´mund ti shiqoj keto permirësime (s´ka probleme nese është ne gjuhen angleze, s´po te mundoj tani qe ta perkthesh ne Shqipe:-))

une per veti e ka versionin 6.5 mirëpo shumë ka përmirësime, duke i marr nga forumet e nukemods & nukecops

Ju falemnderoj.

Administratori's picture

Përshëndetje nani,

ja te rejat dhe ndryshimet e versionit 6.6 ndaj php-nuke 6.5:

Quote:

PHP-Nuke: Advanced Content Management System
============================================

May 2003: Version 6.6
=====================
- Added Associated Topics in News system (admin and user side)
- Fixed a XSS vulnerability present on mainfile.php for POST variables
- Fixed security bug in Your Account user´s Information
- Fixed missing site name variable after rating a resource on Web Links module
- Fixed missing site name variable after rating a resource on Downloads module
- Fixed a bug on userinfo function in Your Account module
- Path disclosure bug fixed on Your Account module (Thanks to WB-Vortex from http://www.winbeta.org)
- Path disclosure bug fixed on News module (Thanks to WB-Vortex from http://www.winbeta.org)
- Path disclosure bug fixed on WebMail module (Thanks to WB-Vortex from http://www.winbeta.org)
- Path disclosure bug fixed on Downloads module (Thanks to WB-Vortex from http://www.winbeta.org)
- Path disclosure bug fixed on Web Links module (Thanks to WB-Vortex from http://www.winbeta.org)
- Added Security graphic check in the user´s login block
- Fixed custom name module creation when a new module is added and has underscore character
- Fixed default language bug when creating a new user


Sikurse shikon janë kryesisht bug-fixes.

nani's picture

paska mjaftë bug-fixes,

më shumë jam markosur per mainfile.php (POST variables)
pasi qe ne kohen e fundit patem rastin te shofim shumë raste te vulnerability (sikurse rasti me albalinux.org)

sidoqoftë

ju falemnderoj shumë

Administratori's picture

Për ata që duan të provojnë CMS PHP-Nuke, vura në dispozicion dhe një tjetër sit demo me versionin e fundit të php-nuke, versionin në testim 6.7.

Siti arrihet duke klikuar

këtu

.

Argëtohuni!

nani's picture

Laurent. faliminderit per ndihmën tuaj qe po na ofron.
nuk pasna e pasna dit qe ka dal versioni 6.7
si duket me nevojitet edhe mu t´behem antarë ne PHP-Nuke Club :-)
sidoqoftë linku qe e ke dhënë http://alblinux.homelinux.org/~demo67 nuk po funksion !!!

degjohemi...

Administratori's picture

Përshëndetje nani,

nuk e di pse nuk arrin të futesh...siti është online dhe funksionues : http://alblinux.homelinux.org/~demo67/index.php

Kam shtuar disa modulë të rinj që duhen akoma sistemuar...kur të gjej kohë :-)

nani's picture

Laurent t´falemnderoj :-)
tani kur pe specifikoj path ne pergjithësi dmth me /index.php po bën ;)