You are here

Ndihme per instalimin e PHP-NUKE

Administratori's picture

Duke parë problemet që shumë prej jush ndeshin në instalimin dhe konfigurimin e PHP-Nuke, vendosa të shkruaj një udhëzues të hollësishëm, me të gjithë kalimet që duhet të kryeni për të konfiguruar një sit web me CMS PHP-Nuke, si në lokale, ashtu dhe online.

Prandaj durim dy-tre orë :-)

Administratori's picture

duke parë që tashmë janë të shumtë ata që u intereson php-nuke, po mundohem të shpjegoj sa më thjesht se çfarë është php-nuke dhe si instalohet e konfigurohet.

pa dyshim, ja vlen të harxhojmë dy fjalë mbi çfarë është php-nuke dhe si e kush e ka krijuar.

[hyrje]

Çfarë është phpnuke

phpnuke është një software falas i lëshuar nën liçencën gpl.
Është një cms (content managment system) që integron brenda tij të gjithë instrumentet e duhur për të krijuar një sit/portal informacioni (me kuptimin e plotë).
duke parë numrin e madh të funksioneve të pranishëm gjatë instalimit dhe numrin akoma më të madh të modulëve të zhvilluar nga të tjerë, ky sistem është i përshtatshëm e dhe për manazhimin e intranet për ndërmarrje, sisteme të ecommerce, portal për organizata, organe publike, ndërmarrje, gazeta apo revista, revista online, site me informacione, sisteme për e-learning dhe shumë e shumë të tjera ...

zemra e strukturës së phpnuke përbëhet nga binomi php + mysql, shpesh të mbështetur nga web server-i apache. shumë modulë kanë integruar gjuhë të tjera si J A V A S C R I P T, java, flash si dhe sisteme për shpërndarjen, gjithmonë me anë të portalit, e tingujve dhe filmimeve në streaming (radio online, tv online, pamje, files ...)

phpnuke është zhvilluar duke ndjekur në menyrë të veçantë këshillat e w3c, në origjinë, faktikisht kodi është w3c compliant dhe janë të vlefshëm si kodi ashtu dhe fletët e stilit. i takon pastaj përdoruesit që dëshiron të realizojë një portale të respektojë këto standarte gjatë ndryshimit të grafikës apo karakteristikave tipike të sistemit.

personalizimi si i anës grafike ashtu dhe anës së programimit ka vetëm një limit, fantazinë dhe aftësinë e programuesit dhe të web designer.
prania e shumë siteve të ngjashëm phpnuke është pasojë kryesisht e mungesës së kohës të kujt i realizon apo frika që faza e personalizimit mund të jetë tepër e vështirë në nivelin teknik, në fakt mjafton të frymëzohesh nga temat ekzistuese për të kuptuar se sa e lehtë është qepja e një kostumi të ri për portalin tonë.

francisco burzi, babai dhe nëna e phpnuke, përshkruan kështu krijesën e tij:

" php-nuke është një `sistem portal´, sistem i manazhimit të lajmeve, manazhues i komunitetit online. objektivi i phpnuke është pasja e një sistemi automatik për t´i shpërndarë news dhe artikuj përdoruesve të ndryshëm. Çdo përdorues mund të shtojë artikuj apo ti komentojë ata. principi është ai i përdorur nga slashdot dhe shumë të tjerë. karakteristikat kryesore të sistemit janë: administrimi via web, statistika, sondazhe, box të personalizueshëm nga administratorët dhe përdoruesit, grafikë e personalizueshme për përdoruesit e regjistruar, mundësia e ndryshimit apo eleminimit të news të publikuara, mundësia e moderimit të komenteve, statistikat e faqeve që linkojnë sitin tonë, manazhues të seksioneve, blloqe të personalizueshëm në html, modifikimi i profilit të përdoruesve të regjistruar dhe administratorëve, një sistem të integruar për manazhimin e banner (ad server), motorr kërkimi të brendëshëm (në realitet më shumë se një, nj), gjenerator titujsh të news të eksportueshëm me anë të formatit rss/rdf dhe shumë, shumë funksione të tjerë.
phpnuke është shkruar 100% në php dhe kërkon apache web server (ekzistojnë përdorues që e përdorin nën internet information server, nj) + php dhe një un database sql (mysql, msql, postgresql, odbc, odbc_adabas, sybase ose interbase).

suporton 27 gjuhë, një motorr kërkimi stil yahoo, sondazhe me komente, shumë tema grafike, manazhim të ngjarjeve përkujtimore, news, zona download files, sistem për faq, manazhim të përparuar të blloqeve, newsletter, artikuj të kategorizuar sipas argumentit, sistem manazhimi të interfaqes dhe përmbajtjes shumëgjuhësh dhe shumë të tjera. ".

historia shkurt e phpnuke

phpnuke është një software falas, lëshuar nën liçencën gnu gpl versioni 2.0

phpnuke është rezultati i shumë viteve të manazhimit të një siti të quajtur linux preview (http://linuxpreview.org).

si sistem të parë cms shkruajta një aplikativ në perl të quajtur nuke dhe e përdora për rreth një vit, duke parë rritjen e sitit ndjeva të nevojshme pasjen e një sistemi manazhimi më të fuqishëm dhe vendosa të përdor slash, të njëjtin të përdorur nga siti i slashdot. Është një sistem i mirë por, për t´a përdorur duhet të njohësh në majë të gishtave perl, ka nevojë për shumë modulë dhe ke nevojë të xhirosh një demon që përdor të gjithë cpu. pentium iii im në fund dukej si një 386!!

ato ditë zbulova thatware, një projekt i mirë për të manazhuar news nën php. mësova php në më pak se një javë dhe fillova t´a modifikoj. kishte nevojë për shumë ndryshime, dhe praktikish mu desh të rishkruaja gjithçka gati nga zero. shtova disa funksione interesante, eleminova disa të tjera dhe, mbas gati 380 orë pune në harkun e 3 javëve lindi phpnuke!

por ky sistem boom-in e tij të vërtetë e pati në vitin 2001, në fakt që nga versioni 4.4 i phpnuke komuniteti i phpnuke filloi të ndiqej në një shkallë të gjërë. ka mbetur për një kohë të gjatë në krye të klasifikimit të files më të shkarkuar nga hotscripts.com dhe filluan të lindin, anembanë botës, komunitete që gravitojnë rreth sitit zyrtar phpnuke.org. asaj periudhe i takon suporti zyrtar i mandrakesoft, ndërmarrja që shpërndan linux mandrake.

filluan të lindin edhe fork e parë, domethënë sistemet e manazhimit të news që bazohen tek kodi i phpnuke që modifikohet sipas nevojave të zhvilluesve.

ekzistojnë shumë sisteme cms që janë fork i phpnuke, midis më të përhapurve përmendim postnuke, myphpnuke dhe xoops.

komunitetet nuke

një shikim të kujdesëshëm i duhet dhënë vlerës së vërtetë të phpnuke, pra komuniteteve që i gravitohen rreth e qark.Është falë punës vullnetare të këtyre personave, të këtyre siteve, që phpnuke është bërë një sistem i njohur dhe gjithmonë falë tyre phpnuke është një sistem shumëgjuhësh që suporton më shumë se 27 gjuhë.

edhe modulët janë krijuar në pjesën më të madhe nga zhvillues të komuniteteve të jashtme dhe që, më pas, janë përfshirë në shpërndarjet e reja të phpnuke.

ekzistojnë komunitete që kujdesen vetëm për krijimin e temave të reja grafike të phpnuke, komunitete për suportin teknik, mirror të files dhe shumë komunitete shumëgjuhëse që merren me informimin, në gjuhën lokale, e të gjithë anëtarëve të komunitetit duke krijuar lidhje të reja personale dhe projekte të fokalizuara.

nukeforums.com: suport teknik i phpnuke
nukedownloads.com: mirror me files për t´u shkarkuar
somara.com: tema dhe grafikë
nukethemes.com: tema dhe grafikë
ecomjunk.com: addons dhe modulë
nukeaddn.com: addons dhe modulë

komunitete në gjuhën shqipe:

akoma nuk janë krijuar komunitete kushtuar krejtësisht phpnuke.
alblinux.net: përshtatja në shqip duke filluar që nga versioni 5.3 i phpnuke

falë punës së këtyre portalëve apo të privatëve që sot mund të gëzojmë më shumë se 500 modulë të ndryshëm që na ndihmojnë të personalizojmë portalin tonë, nga meteo tek e-commerce, nga galeria e imazheve tek chat e realizuar në flash, tek videogames në java të përfshira në layout e phpnuke. projekte me interes të veçantë janë: splatt.it (forum për phpnuke), php proxima (manazhimi vizual i layout të phpnuke).

përse phpnuke dhe jo faqe html
sepse manazhimi i siteve të dimensioneve të mëdha vetëm me faqe html të prish shëndetin.
sepse nëpërmjet faqeve dinamike përdoruesit mund të interagojnë (forum, chat,)
sepse nëpërmjet faqeve dinamike mund të afrohen shërbime me vlerë shtesë (zona të rezervuara, shërbime të ndryshme në bazë të kategorive të përdoruesve ...)
sepse informacionet mund të katallogohen më me lehtësi
sepse me pak faqe php thërrasim shumë informacione
sepse rifreskimi i përmbajtjes nuk kërkon njohuri të veçanta teknike dhe mund të mirëmbahet nga gjithkush
eshtë menyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të ngritur në këmbë një portal komplet në çdo anë, motorri i tij open source pastaj, i lejon kujtdo krijimin e modulëve të rinj apo të modifikojë e personalizojë ekzistuesit.
eshtë tepër intuitiv dhe i lehtë për t´u kuptuar
eshtë i lehtë për t´u ndryshuar për ata që kanë si synim personalizimin e programit
eshtë i thjeshtë në përdorim për më pak ekspertët
[/hyrje]

Administratori's picture

[Praktikë]

Besoj se mesazhi i mësipërm ka shjeguar pak a shumë se çfarë është CMS PHP-Nuke. Normalisht duhej të kisha vazhduar akoma me teori duke shpjeguar strukturën dhe funksionin e tij, por do t´a bëj një herë tjetër (ose ndonjë prej jush do t´a shkruajë para meje :-) )

Prandaj le të fillojmë menjëherë të shohim si instalohet ky sistem.
Do të shohim dy raste: instalimi lokal dhe instalimin online (tek hapësira web që kemi në dispozicion).

1- Instalimi lokal.

Ju këshilloj të kryeni gjithmonë fillimisht një instalim në lokal (në kompjuterin tuaj), në menyrë që të keni mundësi t´a provoni deri sa të gjeni konfigurimin dhe formën optimale të sitit, të korrigjoni gabimet e mundëshme dhe/ose të provoni modulët e rinj. Në këtë menyrë kurseni të paktën shpenzimet e telefonit si dhe kurseni kohën tuaj.

Meqenëse shumica e kujt na afron hapësirën web përdor sisteme operativë Linux edhe instalimin në lokale do ta kryejmë në Linux. (pasi n.q.s. në lokale përdorim windows e pastaj transferojmë gjithçka online në hosting që përdor Linux, do të ndeshim shumë surpriza, kryesisht për shkak të sjelljes së çuditshme që ka windows ndaj gërmave të mëdha e të vogla, p.sh Faq dhe faq për windows janë njëlloj, për Linux janë dy fjalë të ndryshme!).
Gjithashtu do të përdorim Apache si web server dhe MySQL si databazë.
Do të na nevoitet dhe një tool për manazhimin e databaze, ju këshilloj me forcë phpMyAdmin (http://phpmyadmin.net/) që ka arritur në versionin 2.5.0 dhe që për më tepër e keni në shqip.

Atëhere le të fillojmë. Unë për shpjegimin e procedurës jam duke përdorur një Debian Sid, por ndryshimet janë të vogla dhe për shpërndarjet e tjera linux.

Fillimisht sigurohuni që keni të instaluar Apache + Php + Mysql. N.q.s. jo, kush ka debian mund të instalojë gjithçka thjesht duke dhënë komandën:

# apt-get -u install apache php4 mysql-server mysql-client php4-mysql libdbi-perl php4-mhash

Kjo komandë do të shkarkojë pakot e duhura për të krijuar dhe konfiguruar ambientin. Mbasi të jenë shkarkuar pakot programi i instalimit do t´ju udhëheqë gjatë konfigurimit të apache, php dhe mysql.

Shpërndarjet e tjera Linux mund të përdorim sistemet e personalizuara të instalimit për pakot e mësipërme si p.sh. rpm për Red Hat e Mandrake, etj. Kush dëshiron mund të kryejë dhe instalimin nga buruesit (duke ndjekur një nga udhëzuesit tek Seksionet Speciale te AlbLinux (http://www.alblinux.net/modules.php?name=Sections&op=viewarticle&artid=27).

Pasi të kemi përfunduar instalimin modifikojmë pak file httpd.conf të apache në menyrë që të bashkpunojë me php:

Në rastin tim gjendet tek: /etc/apache/httpd.conf (për të tjerët mjafton komanda #locate httpd.conf)

E hapim me edituesin tonë të preferuar të tekstit dhe gjejmë rreshtin:

# LoadModule php4_module /usr/lib/apache/1.3/libphp4.so

dhe heqim (dekomentojmë) shenjën #

Gjithashtu gjeni dhe dekomentoni si ne vazhdim:

AddType application/x-httpd-php .phtml .php3 .php
AddType application/x-httpd-php-source .phps

po ashtu ndryshoni nga:

DirectoryIndex index.html

në:

DirectoryIndex index.html index.htm index.php3 index.php

Rinisni apache duke dhënë komandën:

bash# apachectl restart

ose

bash# /etc/init.d/apache restart

(Jeni që jeni, hidhini dhe një sy file të konfigurimit të PHP, php.ini dhe sigurohuni që rreshtat në vazhdim ekzistojnë dhe janë të dekomentuar (pa shenjën # përpara):

extension=mysql.so
extension=mhash.so

Tani jemi gati të fillojmë të merremi me PHP-Nuke :-)

Shkarkojmë versionin e fundit në dispozicion nga phpnuke.org (për anëtarët e regjistruar, pagues është lëshuar versioni 6.6), shkarkojmë versionin 6.5:

Japim komandën:

bash# mkdir cms
bash# cd cms
bash# wget http://heanet.dl.sourceforge.net/sourceforge/phpnuke/PHP-Nuke-6.5.tar.gz

Komanda e fundit do të na shkarkojë versionin 6.5 të PHP-Nuke tek kartela e sapo krijuar cms (unë e quajta kështu, ju mund t´i jepni çfarë emri të doni)

E hapim (dekompresojmë) këtë file me anë të komanës:

bash# tar xvfz PHP-Nuke-6.5.tar.gz

pastaj (tani po kaloj ne pc time per te shikuar pergjigjet e plota te komandave) japim komanden ls -l :

lenti@shtepi:~/cms$ ls -l
total 3144
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 9598 2003-03-17 09:54 ADDONS-MODULES
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 4331 2003-03-17 09:54 BLOCKS
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 58944 2003-03-17 09:54 CHANGES
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 15237 2003-03-17 09:54 COPYING
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 2046 2003-03-17 09:54 CREDITS
drwxr-xr-x 10 lenti lenti 4096 2003-03-17 09:55 html
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 8069 2003-03-17 09:54 INSTALL
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 3068169 2003-04-02 13:22 PHP-Nuke-6.5.tar.gz
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 2607 2003-03-17 09:54 README
drwxr-xr-x 2 lenti lenti 4096 2003-03-17 09:55 sql
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 2126 2003-03-17 09:54 SUPPORT
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 818 2003-03-17 09:54 TODO
-rw-r--r-- 1 lenti lenti 308 2003-03-17 09:54 UPGRADE
drwxr-xr-x 2 lenti lenti 4096 2003-03-17 09:55 upgrades
lenti@shtepi:~/cms$

Pra shohim që janë krijuar 3 directory (html, sql, e upgrades) dhe 10 file teksti, që ju këshilloj tu hidhni një sy (sidomos INSTALL).

Directory html përmban të gjithë files që në të vërtetë përbëjnë PHP-Nuke
Directory sql përmban një file të vetëm me emrin nuke.sql (që shërben për të krijuar databazën)
Directory upgrades përmban files për të kryer upgrade nga versionet më të vjetër të PHP-Nuke.

Tani marrim të drejtat e root duke dhënë komandën "su" dhe duke shkruar "password":

lenti@shtepi:~/cms$ su
Password:
shtepi:/home/lenti/cms#

Spostohemi tek directory root e severit apache, në rastin tim /var/www :

shtepi:/home/lenti/cms# cd /var/www
shtepi:/var/www#

Kopjojmë directory html (që përmban files e php-nuke) dhe i japim emrin që dëshirojmë (unë do ta quaj alblinux :-) ):

shtepi:/var/www# cp -r /home/lenti/cms/html alblinux

kontrollojme gjendjen:

shtepi:/var/www# ls -l
total 12
drwxr-xr-x 10 root root 4096 2003-05-24 00:31 alblinux
lrwxrwxrwx 1 root root 55 2003-05-23 15:28 docbook-dsssl -> /usr/share/sgml/docbook/stylesheet/dsssl/modular/images
-rw-r--r-- 1 root root 4513 2003-04-28 18:27 index.html

Pra gjendet directory alblinux me pronar root. Ndryshojmë të drejtat dhe vemë si pronar apache:

shtepi:/var/www# chown -R www-data.www-data alblinux/
shtepi:/var/www# ls -l
total 12
drwxr-xr-x 10 www-data www-data 4096 2003-05-24 00:31 alblinux
lrwxrwxrwx 1 root root 55 2003-05-23 15:28 docbook-dsssl -> /usr/share/sgml/docbook/stylesheet/dsssl/modular/images
-rw-r--r-- 1 root root 4513 2003-04-28 18:27 index.html
shtepi:/var/www#

Tani ndryshojmë të drejtat në 755 për directory e alblinux (phpnuke) dhe 644 për files:

shtepi:/var/www# chmod -R ug+wr alblinux
shtepi:/var/www# chmod -R o-wr alblinux

Pra sikurse mund të shikoni tani directory alblinux ka si pronar www-data dhe i takon grupit www-data (pra apache për mua). Shpërndarjet e tjera linux mund të përdorin pronarin apache e grupin apache, etj (Kontrolloni file tuaj të konfigurimit të apache httpd.conf dhe lexoni kush është përdoruesi dhe grupi i apache).

Tani le të lozim pak me mysql
[Vazhdon .....

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 24-05-2003 01:02 ]

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori në datën 24-05-2003 02:52 ]

Administratori's picture

...vazhdon nga mesazhi i mësipërm]

- MySQL

Fillimisht kontollojmë nëse punon mysql dhe gjendjen e tij, duke dhënë komandën # mysql -u root:

lenti@shtepi:~$ mysql -u root
Welcome to the MySQL monitor. Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 3 to server version: 4.0.13

Type ´help;´ or ´\h´ for help. Type ´\c´ to clear the buffer.

mysql>

Urraaa, punon dhe shumë bile, më shumë se duhet :-)

Në fakt, instalimi i default ka krijuar vetëm një përdorues, të quajtur root, që ka kontrollin e plotë në databazë dhe ....... nuk i ka dhënë asnjë password !!!!

Prandaj me vrap të marrim masat e sigurimit:

Hapi urgjent është paisja e root me një password dhe heqja e përdoruesve të padëshiruar, fillojmë:

mysql> use mysql
Reading table information for completion of table and column names
You can turn off this feature to get a quicker startup with -A

Database changed

Pastaj japim komanden:

mysql> select host, user, password from user;

+-----------+------------------+------------------+
| host | user | password |
+-----------+------------------+------------------+
| localhost | root | |
| shtepi | root | |
| localhost | | |
| shtepi | | |
| localhost | debian-sys-maint | 729dd4034d1c7464 |
+-----------+------------------+------------------+
5 rows in set (0.08 sec)

vazhdojme:

mysql> D-ELETE FROM user WHERE user=´´;
Query OK, 2 rows affected (0.08 sec)

i japim nje password perdoruesit root, une po i jap per tani password "prova":

mysql> U-PDATE user set password=password("prova") WHERE user = "root";
Query OK, 2 rows affected (0.03 sec)
Rows matched: 2 Changed: 2 Warnings: 0

rifreskojme te drejtat:

mysql> FLUSH PRIVILEGES;
Query OK, 0 rows affected (0.01 sec)

kontrollojme:

mysql> select host, user, password from user;
+-----------+------------------+------------------+
| host | user | password |
+-----------+------------------+------------------+
| localhost | root | 11f39eac5cc22291 |
| shtepi | root | 11f39eac5cc22291 |
| localhost | debian-sys-maint | 729dd4034d1c7464 |
+-----------+------------------+------------------+
3 rows in set (0.00 sec)

pra tani root ka nje password te kriptuar (prova),

heqim databazen e provave qe mysql instalon ne default dhe dalim:

mysql> D-ROP DATABASE test;
Query OK, 0 rows affected (0.13 sec)

mysql> QUIT
Bye

Tani po te provojme te japim komanden mysql -u root, sistemi do te na bllokoje:

lenti@shtepi:~$ mysql -u root
ERROR 1045: Access denied for user: ´root@localhost´ (Using password: NO)
lenti@shtepi:~$

duhet te perdorim mysql -u root -p:
dhe te shkruajme password:

lenti@shtepi:~$ mysql -u root -p
Enter password:
Welcome to the MySQL monitor. Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 5 to server version: 4.0.13

Type ´help;´ or ´\h´ for help. Type ´\c´ to clear the buffer.

mysql>

pra tani futemi vetem me password.

Mbasi morem masat e sigurise, le ti kthehemi instalimit te PHP-Nuke.

Ju kujtohet kartela cms e krijuar ne home? Le te shkojme atje dhe te futemi tek nen-directory sql:

lenti@shtepi:~$ cd cms/sql
lenti@shtepi:~/cms/sql$

Lidhemi me mysql, krijojme databazen nuke (apo çfare emri te doni) dhe e popullojme duke perdorur file nuke.sql :

lenti@shtepi:~$ mysqladmin -u root -p create nuke
Enter password:

Pastaj jepni:

lenti@shtepi:~/cms/sql$ mysql -u root -p nuke < nuke.sql
Enter password:
lenti@shtepi:~/cms/sql$

kontrollojme:

lenti@shtepi:~$ mysql -u root -p
Enter password:
Welcome to the MySQL monitor. Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 12 to server version: 4.0.13

Type ´help;´ or ´\h´ for help. Type ´\c´ to clear the buffer.

mysql> SHOW DATABASES; SHOW TABLES;
+----------+
| Database |
+----------+
| mysql |
| nuke |
+----------+
2 rows in set (0.00 sec)

+----------------------------+
| Tables_in_nuke |
+----------------------------+
| nuke_authors |
| nuke_autonews |
| nuke_banner |
| nuke_bannerclient |
| nuke_bbauth_access |
| nuke_bbbanlist |
| nuke_bbcategories |
| nuke_bbconfig |
| nuke_bbdisallow |
| nuke_bbforum_prune |
| nuke_bbforums |
| nuke_bbgroups |
| nuke_bbposts |
| nuke_bbposts_text |
| nuke_bbprivmsgs |
| nuke_bbprivmsgs_text |
| nuke_bbranks |
| nuke_bbsearch_results |
| nuke_bbsearch_wordlist |
| nuke_bbsearch_wordmatch |
| nuke_bbsessions |
| nuke_bbsmilies |
| nuke_bbthemes |
| nuke_bbthemes_name |
| nuke_bbtopics |
| nuke_bbtopics_watch |
| nuke_bbuser_group |
| nuke_bbvote_desc |
| nuke_bbvote_results |
| nuke_bbvote_voters |
| nuke_bbwords |
| nuke_blocks |
| nuke_comments |
| nuke_config |
| nuke_contactbook |
| nuke_counter |
| nuke_downloads_categories |
| nuke_downloads_downloads |
| nuke_downloads_editorials |
| nuke_downloads_modrequest |
| nuke_downloads_newdownload |
| nuke_downloads_votedata |
| nuke_encyclopedia |
| nuke_encyclopedia_text |
| nuke_ephem |
| nuke_faqAnswer |
| nuke_faqCategories |
| nuke_headlines |
| nuke_journal |
| nuke_journal_comments |
| nuke_journal_stats |
| nuke_links_categories |
| nuke_links_editorials |
| nuke_links_links |
| nuke_links_modrequest |
| nuke_links_newlink |
| nuke_links_votedata |
| nuke_main |
| nuke_message |
| nuke_modules |
| nuke_pages |
| nuke_pages_categories |
| nuke_poll_check |
| nuke_poll_data |
| nuke_poll_desc |
| nuke_pollcomments |
| nuke_popsettings |
| nuke_priv_msgs |
| nuke_public_messages |
| nuke_queue |
| nuke_quotes |
| nuke_referer |
| nuke_related |
| nuke_reviews |
| nuke_reviews_add |
| nuke_reviews_comments |
| nuke_reviews_main |
| nuke_seccont |
| nuke_sections |
| nuke_session |
| nuke_stats_date |
| nuke_stats_hour |
| nuke_stats_month |
| nuke_stats_year |
| nuke_stories |
| nuke_stories_cat |
| nuke_topics |
| nuke_users |
| nuke_users_temp |
+----------------------------+
89 rows in set (0.00 sec)

mysql>QUIT

Ja ku krijuam dhe databazën për sitin tonë PHP-Nuke :-)

Tani jemi gati afër fundit.

Na mbetet vetem te ndryshojmë file e php-nuke config.php duke shtuar te dhenat tona. Shkojme tek directory e httpd ku kemi ku sitin tone php-nuke (/var/www/alblinux):

lenti@shtepi:~/cms/sql$ cd /var/www/alblinux
lenti@shtepi:/var/www/alblinux$

Marrim te drejtat e root:

lenti@shtepi:/var/www/alblinux$ su
Password:
shtepi:/var/www/alblinux#

Ndryshojme file config.php me nje editues teksti, une do te perdor vi, ju perdorni ke te doni:

shtepi:/var/www/alblinux# vi config.php

Pjesa qe na intereson eshte nga rreshti 34 tek rreshti 41:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "root";
$dbpass = "";
$dbname = "nuke";
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";
$sitekey = "SdFk*fa28367-dm56w69.3a2fDS+e9";

qe do ta ndryshojme duke shtuar te dhenat tona, d.m.th. emrin e databazes (nuke), password (prova), perdoruesin (root).Pra kthehet ne:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "root";
$dbpass = "prova";
$dbname = "nuke";
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";
$sitekey = "SdFk*fa28367-dm56w69.3a2fDS+e9";

Ruajme ndryshimet dhe jemi gati te hapim sitin tonë lokal web. Hapim browser-in dhe shkruajme adresën: http://127.0.0.1/alblinux (ju zevendesoni alblinux me emrin qe i dhate directoryse suaj).

Nëse keni ndjekur me kujdes procedurën duhet t´ju hapet faqja e mirëseardhjes e php-nuke.
Krijoni administratorin e sitit dhe jepini password-in, futuni tek faqja e administrimit dhe zgjidhni shqipen si gjuhe...dhe e gëzofshi sitin tuaj të parë në *Nuke :-)

U ndala kaq gjatë në instalimin lokal, pasi php-nuke mund të përdoret shume mire per intranet-in e ndermarrjes apo shkollës suaj, pra konfigurimi eshte i njejte (i server-it tuaj) dhe ja ku i kursyet 100.000$ apo më tepër??? (Pyesni pak se sa kushtojnë liçencat e CMS pronësore:

· Microsoft Portal Platform: Portal server $ 6999 + Management server $ 42999 për procesor
· IPlanet Platform i Sun: Application server $ 19945 për CPU + web server $ 1495 për CPU + Calender e directory server për përdorues;
· CleverPath Portal 3.5 në Java: $ 21840 deri në 4 CPU
· Assentila Media: duke filluar nga ~200.000$

Nesër vazhdojmë me vënien online të sitit tonë :-)

Administratori's picture

OK,
të vazhdojmë tani me fazën e fundit, hedhjen online të sitit tonë phpnuke.

Supozoj që tashmë keni kryer të gjitha rregullimet e duhura në sitin tuaj lokal, keni ndryshuar menutë, keni zgjedhur temën më të bukur që ekziston, e keni modifikuar sipas dëshirës, me një fjalë jeni gati t´a hidhni online sitin tuaj.

Kur nënshkruani një kontratë me kë ju afron hapësirën web, administratori duhet t´ju dërgojë via email këto të dhëna:

Domain..............: www.emri_domain_tuaj.net

Adresa IP.........: 80.xxx.xx.xx (vlerat tuaja)

Login................: emri_i_login

Password............. abcdef.gh.jtu (pass_juaj)

Server FTP...........: ftp.emri_domain_tuaj.net

Server Mail POP3.....: mail.emri_domain_tuaj.net

Dir CGI-BIN..........: www.emri_domain_tuaj.net/cgi-bin

Panelli i Kontrollit: https://80.xxx.xx.xx (vlerat tuaja):8443

Login i Hyrjes : emri_i_login

Password e Hyrjes : abcdef.gh.jtu (pass_juaj)

Pra sikurse shihet kemi të gjithë të dhënat që na interesojnë.
Do t´i kushtoni rendësi të dhenave në lidhje me server-in FTP dhe të dhënave në lidhje me Panelin e Kontrollit (tani të gjithë afrojnë një panel kontrolli për manazhimin e sitit web).
Gjithashtu duhet të siguroheni që hosting suporton PHP dhe MySQL.

-A. Lidhemi me hapësirën që na është vënë në dispozicion duke përdorur një klient ftp (ekzistojnë shumë të tillë, free apo me pagesë, unë do të përdor gFTP). (Shiko figurën)
Hapni programin dhe shkruani të dhënat e që nevoiten për t´u lidhur, pra :

Host: ftp.emri_domain_tuaj.net
user: emri_i_login
password: abcdef.gh.jtu (pass_juaj)

Shtypni pulsantin ´Enter´ në tastierë dhe brenda 2 sekondash do të jeni lidhur me hapësirën tuaj web tek serveri remot. Programi i ftp ka dy dritare, majtas do të shikoni përmbajtjen e diskut tuaj, kurse tek dritarja djathtas do të hapet direktory / e hapësirës suaj tek server-i remot. Sikurse duket në figurë do të keni disa nën-directory, kush na intereson për sitin normalisht directory httpdocs. Klikoni tek kjo directory dhe do të gjeni vetëm file e default index.html.
Tani tek dritarja majtas (local) ndryshoni directory dhe shkoni tek /var/www/alblinux (për mua alblinux, për ju emrin që zgjodhët). (Shiko fig.) Zgjidhni të gjithë files dhe kartelat dhe zvarritini tek dritarja djathtas. Menjëherë do të fillojë kopja e të gjithë files nga pc juaj në server-in remot që ju afron hapësirën web. Brenda pak minutash gjithçka do të ketë përfunduar, dhe files ndodhen në pc remot nën directory httpdocs.
Tani klikojmë (klik i djathtë) tek file config.php në remot dhe zgjedhim opcionin chmod. Ndryshojmë të drejtat në 666 (pra shikim, shkrim dhe ekzekutim). Një tjetër klik të djathtë dhe zgjidhni opcionin ´shkruaj´ (edit): do t´ju hapet edituesi i zgjedhur i tekstit dhe pasi të jetë hapur ndryshojeni si më poshtë:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "une";
$dbpass = "prap_une";
$dbname = "çfarë_emri_të_duash";
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";
$sitekey = "SdFk*fa28367-dm56w69.3a2fDS+e9";

Pra sikurse duket ndryshova: emrin e databazës, emrin e përdoruesit të kësaj databaze(une) dhe password(prap_une) e përdoruesit të databazës.
Me kaq përfunduam sistemimin fizik të sitit.
Tani hidhemi në fazën e fundit, krijimin e databazës për sitin remot.

-B. Edhe kjo fazë është tepër e thjeshtë.
M.q.s. kemi punuar në pc tonë dhe kemi e kemi parapërgatitur sitin sipas dëshirës sonë (në fakt çfarë kemi ndryshuar është vetëm databaza origjinale ´nuke´), mjafton të kryejmë një kopje të databazës lokale ´nuke dhe t´a ngarkojmë tek serveri remot.
Erdhi radha të shfrytëzojmë një tool grafik për manazhimin e databazave, pra phpMyAdmin.

Kthehemi ne root, shkojme tek directory /var/www, krijojme nje directory me ´my´ dhe shkarkojme phpMyAdmin:

lenti@shtepi:~$ su
Password:
shtepi:/home/lenti# cd /var/www
shtepi:/var/www# mkdir my
shtepi:/var/www# cd my
shtepi:/var/www/my# wget http://umn.dl.sourceforge.net/sourceforge/phpmyadmin/phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2
--17:44:58-- http://umn.dl.sourceforge.net/sourceforge/phpmyadmin/phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2
=> `phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2´
Resolving umn.dl.sourceforge.net... done.
Connecting to umn.dl.sourceforge.net[128.101.80.130]:80... connected.
HTTP request sent, awaiting response... 200 OK
Length: 858,636 [application/x-bzip2]

100%[====================================>] 858,636 29.38K/s ETA 00:00

17:45:28 (29.38 KB/s) - `phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2´ saved [858636/858636]

shtepi:/var/www/my# ls -l
total 844
-rw-r--r-- 1 root root 858636 2003-05-11 12:13 phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2
shtepi:/var/www/my#

Dekompresojme file e shkarkuar:

shtepi:/var/www/my# tar jxfv phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2
phpMyAdmin-2.5.0/
phpMyAdmin-2.5.0/CVS/
phpMyAdmin-2.5.0/CVS/Root
phpMyAdmin-2.5.0/CVS/Repository
phpMyAdmin-2.5.0/CVS/Entries
phpMyAdmin-2.5.0/css/
phpMyAdmin-2.5.0/css/CVS/
phpMyAdmin-2.5.0/css/CVS/Root
phpMyAdmin-2.5.0/css/CVS/Repository
phpMyAdmin-2.5.0/css/CVS/Entries
phpMyAdmin-2.5.0/css/phpmyadmin.css.php
phpMyAdmin-2.5.0/.cvsignore
phpMyAdmin-2.5.0/ANNOUNCE.txt
phpMyAdmin-2.5.0/CREDITS
................................................................
.................................................................

Shikojme permbajtjen:

shtepi:/var/www/my# ls -l
total 848
drwxr-sr-x 9 52400 24067 4096 2003-05-11 12:10 phpMyAdmin-2.5.0
-rw-r--r-- 1 root root 858636 2003-05-11 12:13 phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2

I ndryshojme emrin karteles se krijuar:

shtepi:/var/www/my# mv phpMyAdmin-2.5.0 admin
shtepi:/var/www/my# ls -l
total 848
drwxr-sr-x 9 52400 24067 4096 2003-05-11 12:10 admin
-rw-r--r-- 1 root root 858636 2003-05-11 12:13 phpMyAdmin-2.5.0-php.tar.bz2

Futemi tek kartela admin:

shtepi:/var/www/my# cd admin

dhe modifikojme te dhenat tek file ´config.inc.php´:

shtepi:/var/www/my/admin# vi config.inc.php

Pjesa qe na intereson jane rreshtat nga 63 ne 75:

$cfg[´Servers´][$i][´host´] = ´localhost´; // MySQL hostname
$cfg[´Servers´][$i][´port´] = ´´; // MySQL port - leave blank for default port
$cfg[´Servers´][$i][´socket´] = ´´; // Path to the socket - leave blank for default socket
$cfg[´Servers´][$i][´connect_type´] = ´tcp´; // How to connect to MySQL server (´tcp´ or ´socket´)
$cfg[´Servers´][$i][´compress´] = FALSE; // Use compressed protocol for the MySQL connection
// (requires PHP >= 4.3.0)
$cfg[´Servers´][$i][´controluser´] = ´´; // MySQL control user settings
// (this user must have read-only
$cfg[´Servers´][$i][´controlpass´] = ´´; // access to the "mysql/user"
// and "mysql/db" tables)
$cfg[´Servers´][$i][´auth_type´] = ´config´; // Authentication method (config, http or cookie based)?
$cfg[´Servers´][$i][´user´] = ´root´; // MySQL user
$cfg[´Servers´][$i][´password´] = ´´; // MySQL password (only needed

Mjafton të shtojmë password e root tek rreshti 75 (në rastin e shembullit tonë ´prova´) dhe ky tool është gati për përdorim:

Hapni browser-in tuaj dhe jepni adresën : http://127.0.0.1/my/admin dhe do t´ju hapet faqja e phpMyAdmin. Zgjidhni gjuhën shqipe dhe gjithçka do të jetë më e qartë. Tek kolona zgjidhni databazën ´nuke´ dhe majtas do t´ju hapen të gjitha tabelat. Midis opcioneve zgjidhni kopjen e databazës dhe shpëtojeni me emrin siti.sql

Tani jemi gati të kryejmë ngarkimin e db tek server-i remot.

Via browser lidhuni me adresen e panelit te kontrollit te sitit tuaj (te dhenat per t´u lidhur jane:

Panelli i Kontrollit: https://80.xxx.xx.xx (vlerat tuaja):8443
Login i Hyrjes : emri_i_login
Password e Hyrjes : abcdef.gh.jtu (pass_juaj)

Do t´ju hapet paneli i kontrollit, zgjidhni database dhe krijoni nje databazë të re me të dhënat që vutë tek config.php (ju kujtohen?:

$dbuname = "une";
$dbpass = "prap_une";
$dbname = "çfarë_emri_të_duash";

Tani klokoni tek databaza e krijuar dhe zgjidhni programin për të ngarkuar të dhënat, e gjeni dot çfarë programi?? phpMyAdmin! Pra sikurse vepruat në pc tuaj, ndiqni të njëjtët hapa, zgjidhni majtas databazën tuaj dhe, djathtas, zbato sql. Do t´ju kërkojë pozicionin e file, dhe jepi pozicionin e file qe ruajte në lokal me emrin siti.sql. Disa minuta dhe databaza e re do te popullohet me te dhenat nga kompjuteri juaj.
Mbaruam!!

-C. Tani hapni browser-in dhe shkruani adresen: http:www.emri_domain_tuaj.net Para syve do t´ju hapet siti juaj i ri ne PHP-Nuke, tashme i shikueshem nga te gjithe.

N.q.s. dalin mesazhe gabimi do te thote qe keni kapercyer ndonje hap dhe, 99% faji eshte ne mos krijimin si duhet te databazes.

Kush ka probleme me kete procedure mjafton te thote, gjithashtu mirepriten sygjerimet dhe rruge te tjera.

Administratori's picture

Meqenëse disa prej jush më kërkuan ndihmë via email, pasi mbas instalimit lokal PHP-Nuke nuk ishte në gjëndje të dërgonte e-mail gjatë provave të regjistrimit të një përdoruesi të ri, vendosa të shtoj edhe një pjesë tjetër mbi konfigurimin e sistemit.

- Posta elektronike

PHP-Nuke që të funksionojë korrektësisht duhet të jetë në gjendje të dërgojë e-mail (p.sh. gjatë procesit të regjistrimit të një përdoruesi të ri, apo gjatë shfrytëzimit të modulit web mail). Prandaj në sistemin operativ ku instalohet Nuke duhet të gjendet një MUA si p.sh. Postmail, Postfix, Exim, apo të tjerë. Këtu do të përdorim Exim, pasi dallohet për lehtësinë e instalimit dhe konfigurimit, duke qenë në të njëjtën kohë një nga sistemet më të fuqishëm. Kush përdor debian duhet ta ketë të instaluar (pasi bën pjesë në sistemin-bazë të debian), përndryshe mjafton një:

bash#apt-get install exim

Kush përdor tjetër shpërndarje linux, mund t´a shkarkojë nga : http://www.exim.org/mirrors.html

Gjatë fazës së instalimit (ose po ta keni të instaluar mund ta rikonfiguroni me anë të komandës eximconfig) programi ju kryen disa pyetje të thjeshta:

==============================================================================
You must choose one of the options below:

(1) Internet site; mail is sent and received directly using SMTP. If your
needs don´t fit neatly into any category, you probably want to start
with this one and then edit the config file by hand.

(2) Internet site using smarthost: You receive Internet mail on this
machine, either directly by SMTP or by running a utility such as
fetchmail. Outgoing mail is sent using a smarthost. optionally with
addresses rewritten. This is probably what you want for a dialup
system.

(3) Satellite system: All mail is sent to another machine, called a "smart
host" for delivery. root and postmaster mail is delivered according
to /etc/aliases. No mail is received locally.

(4) Local delivery only: You are not on a network. Mail for local users
is delivered.

(5) No configuration: No configuration will be done now; your mail system
will be broken and should not be used. You must then do the
configuration yourself later or run this script, /usr/sbin/eximconfig,
as root. Look in /usr/share/doc/exim/example.conf.gz

Select a number from 1 to 5, from the list above.
Enter value (default=`1´, `x´ to restart): 2

==============================================================================

Zgjidhni opcionin 2:
Pranoni zgjedhjet e default me përjashtim të:

==============================================================================
Which machine will act as the smarthost and handle outgoing mail?

Enter value (`x´ to restart): (këtu shkruaj adresën SMTP të provider-it tënd)
Unë shkruaj adresën e providerit tim, p.sh. popmail.libero.it.

==============================================================================

Më pas vjen një pyetje e gjatë:

==============================================================================
Mail for the `postmaster´ and `root´ accounts is usually redirected
to one or more user accounts, of the actual system administrators.
By default, I´ll set things up so that mail for `postmaster´ and for
various system accounts is redirected to `root´, and mail for `root´
is redirected to a real user. This can be changed by editing /etc/aliases.

Note that postmaster-mail should usually be read on the system it is
directed to, rather than being forwarded elsewhere, so (at least one of)
the users you choose should not redirect their mail off this machine.

Which user account(s) should system administrator mail go to ?
Enter one or more usernames separated by spaces or commas . Enter
`none´ if you want to leave this mail in `root´s mailbox - NB this
is strongly discouraged. Also, note that usernames should be lowercase!
Enter value (`x´ to restart): lenti

Përgjigja është e thjeshtë, emrin e njërit prej përdoruesve të zakonshëm të sistemit tuaj (pra nick me të cilin futeni zakonisht në kompjuter).

Kaq ishte e gjitha. Kryejmë një provë (gjithmonë të lidhur në internet):

& cd /etc
& ls | mail -s "Prova e parë email me Exim" adresa@jote-email

adresa@jote-email --> duhet të jetë një adresë juaja e vlefshme email.

Do t´ju arrijë një email me listën e file që ndodhen në directory-në tuaj /etc.

Tani edhe PHP-Nuke do të jetë në gjendje të dërgojë e-mail :-)

P.s. Kush mund të ketë pyetje apo probleme, ti shkruaj këtu, mundohuni të përdorni sa më pak e-mail: kam një trafik tepër të rënduar me mesazhe email...dhe nuk kam gjithmonë kohë tu përgjigjem të gjithëve (por mund t´ju siguroj që mesazhet lexohen të gjithë, edhe pse me vonesë).

Administratori's picture

Përshëndetje Anonim,

do të ishte më e lehtë po të përcaktonit me saktësi pikat ku ndeshni pengesa. Vetëm në këtë menyrë mund t´a rishkruaj duke u munduar t´a sqaroj akoma më tepër.

Sa për mesazhet e sjella në anglisht, kam sjellë vetëm ato mesazhe që do t´i ndeshni në anglisht gjatë fazës së konfigurimit : në shqip kam dhënë opcionin që duhet të zgjidhni (pra edhe pa kuptuar se çfarë shkruan).

Përdor

MUA

si shkurtim i

M

ail

U

ser

A

gent, apo

MTA

si

M

ail

T

rasport

A

gent, duke menduar që janë terme tepër të përdorur në ditët e sotme: do të ishte njësoj sikur të shkruaja

mail

(*) = .............

Megjithëse përshtatja në shqip e programeve po bëhet çdo ditë e më shumë realitet, nuk besoj që do të kemi ndonjëherë 100% përkthime në shqip, edhe për arsyen që disa nga programet delikate është mirë të mbeten në anglisht :-)

quattroxquattro's picture

pershendetje,

kam nje pyetje

persa i perket phpnuke ne INTRANET (brenda per brenda nje shkolle te vogel. pa pasur lidheje fare me internet

psh: nje shkolle fillore me 20 postazione pune.

persa i perket Konfigurimit ka ndonje konfigurim partikolar??
apo te nejten rruge si ne internet.

ju faleminderit para kohe

Kio

Administratori's picture

Jo, Kio, nuk ka asnje ndryshim.
Mjafton te kesh ne funksion nje pc qe luan rolin e server-it web, ftp dhe mysql.