You are here

Debian

Tim's picture

Jam duke shkarkuar iso cd e Debian 3.1_r0a. kam dy jave qe po e shkarkoj dhe jam tek cd 7. Sot bera instalimin vetem cd1. Kisha disa probleme si mosnjohja e particioneve ntfs,mosnjohja e modemit, mosnjohja e kartes se zerit(intel) dhe e kartes grafike(intel). Zgjidhja eshte te instaloj te 14cd? E urrej intelin por pc ma kane blere, nuk pata mundesi per te zgjedhur :(Para nje muaji bleva mandrake 10.1 official, dhe pata probleme me karten grafike dhe modemin.Gjithashtu dhe mandrake 10, suse 9.0, nga sistemet linux qe kam vetem kubuntu(live cd) nuk me nxjerr probleme pervec montimit te particioneve. Kompjuterin e kam blere ne janar te 2005. dhe me sa duket zgjidhja eshte nje sistem i ri operativ. A eshte Debian nje zgjedhje e mire qe kam bere? Suse me ka pelquer me shume nga distrot e tjera sepse ka Yast, shume i thjesht per configurim dhe update. A ka debian nje program te ngjashem?[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Tim më 13-09-2005 03:17 ]

Forume: 
laurenti's picture

Përshëndetje Tim,

më vjen keq që keni harxhuar 2 javë për të shkarkuar CDtë që në të vërtetë ju hyjnë pak ose aspak në punë :-(

Për të instaluar Debian mjafton CD e parë, ose akoma më mirë, versioni minimal (net-install).

Në rastin tuaj konkret, Debian nuk është zgjidhja optimale (pasi me sa kuptoj nuk keni një lidhje të shpejtë të qendrueshme Internet). Një zgjidhje e mundshme do të ishte Ubuntu (që është pak a shumë një Debian).

Për të instaluar Ubuntu mjafton 1 CD ( http://cdimage.ubuntu.com/releases/5.10/colony-4/ ) dhe, ka shumë mundësi që të mos kesh asnjë problem hardware (kernel i Ubuntu është ndryshuar në menyrë që të njohë gati të gjithë hardware në qarkullim).

Për informacione më të hollësishme, duhet të japësh markën dhe modelin e skedës nënë që monton kompjuteri yt dhe, markat e modelet e pjesëve të tjera që nuk arrijnë të njohen/konfigurohen nga instaluesi.

Tim's picture

Faleminderit per ndihmen,
Tashme jam i sigurt qe ubuntu do te njohe hardware, perderisa me kubuntu live cd nuk kam pasur asnje problem ne njohje... (pervec montimit te particioneve ntfs, keni ndonje sugjerim si mund te veproj?)

por kam nevoje per nje sistem me shume te kompletuar. 1 cd me duket pak, dhe me sa di ubuntu perdor gnome. Preferoj te kem kde mbasi jam mesuar me te.

Nje vit me pare kam perdorur suse proffesional 9.0 ne pc e vjeter(pentiumIII) dhe me ka pelqyer shume nga te gjithe distrot qe kam provuar. Suse proffesional 9.3 do me njohe hardwaret? (Shkarkimi i suse 9.3 nga faqja kryesore eshte nje version offical?)

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: Tim më 13-09-2005 16:22 ]

altiX's picture

Përshëndetje,
Nuk të nevojitet më shumë se një CD për të instaluar Ubuntu...por siq e ceki edhe Laurenti më lartë të duhet një lidhje e internetit relativisht e shpejtë.
Në rastin tënd në lidhje me KDE duhet ta marrësh KUbuntu,por nëse veq e ke marrë Ubuntu atëher mund ta instalosh edhe KDE me këtë komandë:

apt-get install kde-i18n-de

ky ishte rasti për gjuhën gjermane ... për anglisht në fund në vend të

de

shkruan

engb

.
Me sa e pashë shqipja nuk ishte e integruar në këtë version që përdor unë
Ubuntu 5.10 (unë përdor Gnome).
...Nëse nuk e ke internetin e shpejtë nuk ti kisha preferue këto shpërndarje; por Suse apo ndonjë tjetër që e merrë komplet nga CD-të.
________________
LinuxShqip.de.vu

laurenti's picture

Përshëndetje,integrimi i shqipes në Ubuntu është i thjeshtë (kur përdoret GNOME):sudo apt-get install language-pack-sq \language-pack-sq-base \language-support-sq \language-pack-gnome-sq \language-pack-gnome-sq-base dhe sistemi kthehet në shqip (për aq sa ka integruar Ubuntu).Përndryshe, kush dëshiron një shqipe akoma më të plotë, mbas instalimeve të mësipërme, duhet të veprojë si në vazhdim (për versionin e fundit Ubuntu 5.10):cd /usr/share/locale/sq/LC_MESSAGES/sudo wget http://alblinux.homelinux.org/gnomelive/2.12/sq/LC_MESSAGES.tar.bz2sudo tar xvfj LC_MESSAGES.tar.bz2cd LC_MESSAGESsudo cp *.mo ../cd ../sudo rm -r LC_MESSAGESNë këtë menyrë, kur të rifuteni në sistem, do të gjeni gati të gjithë programet në shqip.Në pakon që kam vënë në dispozicion mungojnë një numër i madh programesh që në fakt nuk instalohen në menyrë të prezgjedhur nga Ubuntu: nëse keni nevojë për të gjithë programet ekzistues në shqip, mund të shohim mundësinë e hapjes së një arkivi nga ku mund të shkarkohet gjithçka (në formatin .mo, pra të gatshëm për përdorim).

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,

Gabim e kisha formuluar këtë fjali:

Quote:
Me sa e pashë shqipja nuk ishte e integruar në këtë version që përdor unë Ubuntu 5.10 (unë përdor Gnome).

Kështu e kisha menduar por jo edhe shkruar:
Me sa e pashë shqipja nuk ishte e integruar në KDE në këtë version që përdor unë Ubuntu 5.10 ;(unë përdor Gnome).
... Natyrisht në Gnome 2.12 në Ubuntu 5.10 është shqipja e integruar aty dhe unë e përdori atë.

Tim's picture

Atehere po shkarkoj Ubuntu 5.10. Shume faleminderit per ndihmen.

Tim's picture

Ne fakt bera shkarkimin e Suse 9.3 dhe mu duk me i mire se ubuntu 5.10, si ne grafik dhe ne njohjen e hardware. plus qe suse ka nje pakete per modemin qe kam smart-link, gje qe nuk e kane distrot qe kam njohur.