You are here

Lëshohet përditësimi i pestë për Debian 3.1

laurenti's picture

Mbas më shumë se tre muaj nga lëshimi i përditësimit të katërt për versionin stabël 3.1 (sarge) të Debian, grupi i zhvillimit të shpërndarjes Debian ka lëshuar një version të ri përditësimi, r5, që ka si qëllim korrigjimin e disa problemeve në lidhje me sigurinë.

Në pritje të lëshimit të versionit të ri stabël Etch, këshillohet kalimi në r5 me versionet e rinj të kernel për të gjithë përdoruesit e sarge ("apt" apo "aptitude", sipas dëshirës).

Për informacione të tjera në lidhje me r5 vizitoni faqen përkatëse.