Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Duke filluar nga neser (E hene) leshohet dhe fillon shitja e versionit te trete te LindowsOS. Shume prej jush mund ta njohin per çeshtjet gjyqsore akoma ne vazhdim me Windows (qe vazhdon te pretendoje te drejten e pronesise mbi emrin windows). Hollesite e tjera, si dhe mundesine e prenotimit dhe blerjes se versionit te ri, nga ketu.
Edhe GNOMe vazhdon te leshoje per testim versionet eksperimentale. Jemi tek seria 2.1.2. Ju ftoj t'a instaloni, keshtu qe te mund te filloni te jepni konsiderimet dhe korrigjimet e para te versionit ne shqip :-) (akoma ne faze shume eksperimentale). Mund t'a shkarkoni direkt nga ketu. Disa pamje te versionit eksperimental dhe menyrat e instalimit, jane te arritshme ketu.
Ndoshta shumë nga ju e kanë lexuar lajmërimin mbi ndërprerjen e punës zhvilluese të projektit XVID si pasojë e 'vjedhjes' dhe përdorimit të kodit burues nga Sigma Designs'. Kanë kaluar me shume se dy muaj nga ajo ditë, por lajmi i mirë arriti: zhvillimi i Codec XviD fillon përsëri. Për t'u njohur me hollësitë e tjera, vizitoni sitin zyrtar: www.xvid.org.