You are here

Si ta Instaloj PHP Nuke

nikola's picture

Kam një problem.
Ekam shkarkuar PHP Nuke ver 5.5 dhe nuk mundem ta instaloj ku qendron problemi i instalimit.
p.sh www.xxxxxx.com/phpnuke/install
më paraqitet në tekst, sukut kur ta hapi me një editor.
Ju lutëm më ndihmoni
Niko

Administratori's picture

Pershendetje nikola,

nga sa shkruan duhet te kontrollosh qe ke instaluar PHP dhe nese po, e ke konfiguruar si duhet. Qe te jem me i sakte, mjafton te japesh adresen e nje faqeje .php tek serveri yt (http://www.adresa.con/emrifile.php)
Per te bere nje prove te thjeshte krijo nje file info.php (<?php phpinfo(); ?>) dhe vendose tek kartela root e server-it. Therrite me http://www.adresa.com/info.php dhe shiko çfare del.

nikola's picture

Unë jan duke provura në kët adres www.stublla.com në kët server është PHP MySql .
Por kam problem ta instaloj PHPNuke, kur tia jap
http://www.stublla.com/phpnuke/INSTALL më paraqitek kjo mundeni edhe vet ta shifeni se qka del aty.
dhe nese ka dikush tmë Ndihmoj jo faleminderoj shumë
Niko

Administratori's picture

Dhe sigurisht qe do te hapet si tekst pasi eshte TEKST. Ai file eshte udhezuesi i shkurter i instalimit. Duhet te japesh adresen (per rastin tend) http://www.stublla.com/phpnuke/html . Por fillimisht duhet te hapesh file config.php (qe e ke brenda karteles html) dhe te plotesosh (ndrysho) te dhenat, si p.sh. emrin e host te mysql, emrin e database, emrin e user te database, password e user, etj.

Nese ke probleme, kerko ndihme!

Administratori's picture

Mesa duket nuk jemi kuptuar si duhet!
Atehere po te shpjegoj hapat qe duhet te kryesh per konfigurimin e PhpNuke.

1 - Shkarko pakon komplete te phpNuke6.0 nga siti zyrtar ose nga siti yne.

2 - Dekompresoje ne nje kartele çfaredo te kompjuterit tend (personal): do te krijohet nje kartele me emrin phpnuke6.0 qe ne brendesi ka dy kartela, html dhe sql si dhe disa file teksti me kreditet dhe udhezues.

3 - Krijo databazen tek serveri ku ke ndermend te hedhesh sitin: duhet te kesh te kesh nje account dhe nje password per tek serveri Mysql i kujt te afron hosting. Per te krijuar batabazen mund te perdoresh phpMyAdmin, ose çfaredo programi tjeter te afron kush te jep hapesiren web. Krijo databazen me emrin nuke, apo nje emer tjeter te zgjedhur prej teje. Populloje me tabelat dhe te dhenat duke perdorur phpmyadmin dhe file .SQL qe ndodhet tek kartela sql (qe ke ne kompjuterin tend).

5 - Futu tek kartela html dhe hap me nje editues teksti (mos perdor wordPad apo te tjere, vetem editues te thjeshte si p.sh. notes ) file me ermin config.php. Gjej dhe modifiko rreshtat ne vazhdim:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "accounti_qe_ke_per_databazen";
$dbpass = "password_per_databazen";
$dbname = "emri_i_databazes"; #qe krijove dhe popullove me siper (nuke)
$prefix = "nuke";
$user_prefix = "nuke";
$dbtype = "MySQL";

4 - Mbaroi puna parapregatitore.

5 - Me ane te nje klienti ftp nga kompjuteri yt hidh te gjithe files e permbajtur ne kartelen html (jo kartelen html) tek hapesira qe ke tek serveri qe te afron hosting, ne rastin tend kartela duhet te jete http://www.stublla.com/phpnuke (zakonisht nuk perdoret emri phpnuke, prandaj ndryshoje)

6 - Ndrysho te drejtat (chmod) me ane te programit ftp, ose po pate nje hyrje shell me komanda direkte: File config.php - 666 dhe ultramode.txt - 666

7 - Mbyll te gjithe programet qe kishe ne perdorim

8 - Hap nje browser dhe shkruaj adresen http://www.stublla.com/phpnuke: nese te gjithe hapat e mesiperm jane kryer me korrektesi duhet t´ju hapet faqja e mireseardhjes se phpnuke!

Sidoqofte, ju keshilloj te krijoni nje ambient pune( apache + mysql + php) tek pc juaj dhe te kryeni nje instalim te phpnuke ne locale, perpara se ta hidhni tek hapesira web me pagese. Keshtu mund te kryeni te gjitha ndryshimet e deshiruara.

Administratori's picture

Pershendetje Nikola,

PHP-Nuke eshte i personalizueshem sipas deshires. Nga paneli i administrimit mund te percaktosh blloqet e majte apo te djathte, numrin dhe pozicionin e tyre, duke perdorur blloqet e gatshem te afruar apo te krijosh blloqe te rinj ne tekst, html apo php.

Persa i takon paraqitjes se jashtme, duhet te shikosh (tek /themes) temat e vena ne dispozicion nga PHP-Nuke, zgjidh ate qe te pelqen dhe modifikoje sipas deshires. Mund edhe te krijosh nje teme nga fillimi, nuk eshte teper e veshtire (mjafton te respektosh disa marreveshje te PHP-Nuke ne funksionet e therritura). Gjithashtu tek /themes/tema_e_zgjedhur do te gjesh nje kartele me emrin style, qe permban nje file me emrin style.css te cilin mund t´a modifikosh dhe pershtatesh sipas deshires.

Pra rruga me e mire eshte: merr nje nga temat e gatshme, studioje dhe pastaj rikrijoje sipas deshires.

Administratori's picture

Përshëndetje Afet,

përsa i takon temës për sitin tuaj në php-nuke, mjafton të marrësh një nga temat e thjeshta të afruara së bashku me versionet e php-nuke dhe pastaj mund t´a ndryshosh sipas dëshirës. Nëse dëshiron të bazohesh tek tema e AlbLinux, mund t´a shkarkosh lirisht nga seksioni i download dhe pastaj ndryshoje si të duash. Duhet të kesh parasysh që nuk duhet më shumë se një orë për të përshtatur një temë dhe, pasi të kesh kuptuar si funksionon, mund të shkruash me lehtësi një të re sipas nevojave.

Në lidhje me forumin: phpBB në vetvete është një nga forumet më të mirë në qarkullim, versioni i adoptuar për php-nuke nuk shkon mirë. Arsyet janë të shumta, një nga më kryesoret është ndikimi tepër i madh në vetë strukturën e php-nuke. Php-nuke si sistem fillimisht u mendua të kryente rolin e bërthamës, me funksionet bazë, dhe rreth saj të vërtiteshin modulë të ndryshëm, me funksione të ndryshme, që mund të shtoheshin dhe hiqeshin në menyrë dinamike, pa ndikuar aspak në strukturën e php-nuke vetë. Futja nga F.B i phpBB theu këtë rregull: provo të heqësh modulin e forumit, menjëherë do të bllokohen (nuk do të funksionojnë) dhe "Your Account", "Private message" dhe "Members List" (e kushedi çfarë tjetër).
Prandaj zgjedhja ime ka rënë mbi "Splatt Forum", që është thjesht një modul, që mund të aktivohet apo të hiqet pa i krijuar probleme funksionimit normal të php-nuke. Nuk afron vërtet funksionet e panumurta e shpeshherë të panevojshme të phpBB për nuke, thjesht nuk ka nevojë të afrojë të gjithë ato funksione.
Versioni aktual i "Splatt" është 4.2 e, për më tepër, mund të instalosh edhe "Your Account", "Private message" dhe "Members List" të modifikuar, në menyrë që të mos varen më nga phpBB.

Në lidhje me gabimet që të jep forumi që je duke përdorur, me ndihmën e phpMyAdmin elemino dhe rikrijo vetëm tabelat që japin gabime.