You are here

Mozilla family shume e ngadalte.

COReE's picture

Pershendetje te gjitheve. Kam nje problem me browserat [mozilla-browser, epiphany, galeon, firefox], ne debian 3.1 sarge.Problemi eshte se kur nuk jam i lidhur ne internet te gjithe keta, vene ne time out per rrjetin, dhe vetem me pas mund te hapen. Per pasoje me duhet te pres rreth -> 1m9s <-per ç´do here qe i invokoj. Kur jam i lidhur ne internet ky problem s´egziston. Mendoja te ishte faji i ndonje plugin i mozilla(te cilet i kalojne edhe te gjithe browserave me siper) por nothing to do. Ne realitet kur ´zbraza´ direktorine /usr/lib/mozilla/plugins, mozilla nuk perdorte me asnje plugin dhe perseri hapet me vonese.Dikush ka ndonje ide?

Forume: 
COReE's picture

hemmm, faji ishte i nje zakoni te keq qe kam. Per faktin se shpesh lidhem ne internet ne nje Lan, rrjetit i kisha bere nje konfigurim me IP statike(meqenese nuk ka nje DHCP server aktiv), dhe mbi te gjitha beja te mundur qe eth0 te ishte "up on boot". Mozilla & CO. + edhe disa programe te tjera vura re me vone, qe bejne net-checking kur invokohen( ç´do here, ne keto kushte ). Jo rastesish vonohet [1m9s = 60s(time out shume familjar) + 9s(koha e egzekutimit te skriptit te nisjes se mozilles)]. Mjaftoi qe rrjetin te mos e aktivizoja ne boot dhe gjithç´ka vete ne rregull :-D