You are here

linux

Administratori's picture

Përshëndetje,



Jo, megjithëse është e teknikisht e mundur, nuk këshillohet më instalimi i Linux në brendësi të Windows.



Zgjidhjet në rastin tënd janë:



1- Shkarko nga internet një nga Linux live-CD (knoppix, gnoppix, etj) dhe krijo një CD nga file i shkarkuar. Në këtë menyrë nuk ke nevojë të prekësh windows apo të kryesh ndonjë konfigurim të veçantë: në momentin që ke nevojë të përdorësh Linux për të studiuar, mjafton të nisësh komjuterin nga CD e krijuar dhe do të gjendesh brenda një Linux-i të vërtetë, me të gjithë ambientet e zhvillimit që mund të të nevoiten.



2- Emulo Linux nën windows: shkarko dhe instalo vmware (një program komercial, pra me pagesë; 1 muaj free për provë).

Kjo zgjidhje ka disa të meta në krahasim me zgjidhjen e parë, ndër të cilat mund të përmend çmimin e liçencës, nevojën për një sasi të konsiderueshme me RAM dhe një HD pak a shumë të madh, etj.



Pra, si përfundim zgjidhja 1 është më e përshtatshmja, derisa mbasi të njhesh me Linux, të heqësh fare Window$ :-)