You are here

Ndime:Cili Linux Distro me i pershtatshem per server

prop's picture

Pershendetje te gjitheve,

Desha te dije se cili distribucion i Linux-it eshte me i pershtatem si server permes te cilit do te shperndahej lidhja e internetit tek disa PC (p.sh. 8 pc)?

Per informimin tuaj, jam novice ne Linux dhe vetem nje LiveCD te LPX-BBC 2.1 e kam provuar deri me tash.

Mireprese ndihmen/sugjerimet/rekomandimet/keshillat tuaja!



prop

Administratori's picture

Varet çfare duhet te beje tjeter ai kompjuter. Nese deshiron thjesht nje gateway per te bashkendare lidhjen internet, mjafton nje shperndarje Linux çfaredo, me instalim minimum (sa me pak e ngarkuar). Mund te perdoresh debian apo çfaredo tjeter.

Per t´a kthyer ne gateway eshte nje loje femijesh:

Aktivo IP masquerading tek kompjuteri i lidhur ne internet:

Quote:

modprobe iptable_nat
iptables -t nat -A POSTROUTING -o ppp0 -j MASQUERADE
echo 1 > /proc/sys/net/ipv4/ip_forward

Pastaj tek çdo kompjuter klient shkruaj:

Quote:

route add default gw x.x.x.x

ku x.x.x.x eshte adresa IP e gateway (skeda e brendeshme e rrjetit).

Pra provo keshtu tani per tani: per nje konfigurim me te hollesishem, mund te shohim ndonje rast konkret (firewall + router/gateway).

prop's picture

Faleminderit Admin per pergjigje,
Me shpjeguat se pas aktivimit te IP masquerading tek kompjuteri i lidhur ne internet, duhet te shkruhet dicka edhe ne kompjuteret klient. A prish pune nese ata kane te instaluar Windows2000/XP?Dhe cka duhet te beje ne kete rast?

Edhe njehere shume faleminderit!
prop

Administratori's picture

Nuk ka rendesi çfare SO eshte klienti.
Per linux komanda eshte si me siper. Per Win vepro keshtu:

1. Shko tek Paneli i Kontrollit dhe dopjo-klik tek Network (Rrjeti).
2. Gjej ikonen qe perfaqeson protokollin TCP/IP per skeden tuaj te rrjetit. Hap Pronesite e tyre (Properties).
3. Kliko tek tab Gateway. Shkruaj vleren x.x.x.x si gateway.
4. Kliko tek tab Konfigurimi i DNS (DNS Configuration). Tek rradha e kerkimit te server-it DNS Server, shto adresat IP te server-it DNS te ISP tende.
5. Shtyp OK me rradhe per te mbyllur dritaret e dialogut qe ke hapur deri tani.
6. Rinis makinen.
7. Mundohu te kalosh edhe klientet ne Linux :-)

Kaq ishte e gjitha.