PHP-NUKE 5.6
Sikurse ju lajmëruam pak ditë më parë, versioni i ri 5.6 i sistemit Php-Nuke, u lëshua në qarkullim. Të rejat kryesisht janë rritja e sigurisë dhe korrigjimi i disa gabimeve. E vetmja e re, me plot kuptimin e fjalës është zëvëndësimi i përshtatjes për PHP-Nuke të forumeve phpBB që paraqitnin probleme serioze sigurie, me modulin Splatt-Forum. Tek seksioni Downloads i sitit tonë mund të shkarkoni pakon PHP-Nuke 5.6, të kompletuar me përshtatjen në shqip.
Shënim: Kush përdor versionin ekzistues 3.0 të Splatt-Forum duhet të ndjekë hapat në vazhdim për të kryer Upgrade e sistemit:
PHP-NUKE 5.6
1) Kryhet rifreskimi i sitit për tek versioni 5.6 i Php-Nuke (html/upgrades/upgrade55-56.php) sipas instruksioneve të bashkangjitura.
2) Menjëherë mbrapa zbatoni skriptin upgrade_3.0-3.1.php që gjeni tek kartela html/upgrades. Sigurisht fillimisht duhet t'a hapni me një editues teksti dhe të ndryshoni të dhënat e konfigurimit për db tuaj.
3) Eleminoni nga server-i remot file dhe directory si më poshtë:
Directory:
- modules/Splatt_Forum (Kujdes! n.q.s. përdornit të bashkangjiturit dhe nuk doni t'i humbisni ato files duhet paraprakisht të spostoni kartelën modules/Splatt_Forum/attachment dhe të gjithë përmbajtjen e saj tek kartela e re modules/Forums/).
- images/splatt_forum
- modules/forum (forum-in e vjetër ekzistues të phpnuke) *.
File:
- admin/case/case.splattforum.php
- admin/case/case.forum.php *
- admin/links/links.splattforum.php
- admin/links/links.forum.php *
- admin/modules/splattforum.php
- admin/modules/forum.php *
4) Së fundi... me sa duket mungojnë dy directory të forum në release(po t'a shkarkoni nga ky sit, gabimet janë korrigjuar), dhe janë ato që mundësojnë funksionimin e të bashkangjiturve.
* Krijoni directory në vazhdim:
modules/Forums/attachment
modules/Forums/downloadtemp
I jepni të drejtat CHMOD --> 777
===============================
* operacion që duhet kryer nga të gjithë ata që rifreskojnë phpnuke 5.5 --> 5.6, pavarësisht nga forum