You are here

THE MAP OF ''THE CREATOR''

AlbLinux's picture

THE MAP OF "THE CREATOR" Një zbulim me të vërtetë sensacional ai i bërë në Rusi nga një grup kërkuesish. Në rajonin e Uraleve është zbuluar një pllakë e madhe me “origjinë artificiale” me një moshë prej rreth 120 milion vjetësh. Në pllakë, që është me sa duket një fragment i diçkaje me përmasa shumë më të mëdha, duket një pjesë e hartës së Tokës me një precizion të arritshëm vetëm nga fotografimet ajrore aktuale.

THE MAP OF "THE CREATOR"

Lajmi, që kthen në pluhur të gjitha njohuritë aktuale, u përhap nga profesor Aleksandr Chuvyrov, i fakultetit të kimisë të Universitetit të Bashkir, në republikën ruse të Bashiri. Gjëja më tronditëse jepet nga origjina e njeriut, shfaqur në Tokë "vetëm" 75 mijë vjet më parë!

Chuvyrov, në fakt, nuk arrin të gjejë shpjegim tjetër mbi origjinën e hartës, veç ekzistencës së një civilizimi të panjohur, ndoshta jashtëtoksor. Sipas shpjegimeve të shkenctarit tek reperti gjenden edhe shkrime në një gjuhë “geroglifike – sillabike” me origjinë të panjohur. Pllaka është e lartë rreth një metër e gjysëm, e gjërë mbi një metër, me një spesor prej 16 metrash, me peshë pak më shumë se 1,5 ton e formuar nga tre shtresa njëra mbi tjetrën prej dolomiti, diopside dhe porcelani.

Artikullin e plotë marrë nga "PRAVDA online" mund t'a lexoni këtu.