Sipas Microsoft do të ishte sistemi më i sigurt për të verifikuar përdorimin e kopjeve orgjinale të Windows, me anë të kontrollit të numrit të serisë, sa herë që dikush dëshiron të shfrytëzojë "Windows Update".
E pra, nuk kishin kaluar akoma 24 orë nga vënia në punë e sistemit dhe, akoma nuk ishte shuar ushëtima e "trombave", kur "dikush", me një rresht të vetëm, arriti të thyejë krejt sistemin "kundër-thyerjeve".
Në fakt, kujt dëshironte të shfrytëzonte "Windows Update", përveç rifreskimeve të sistemit me mbrojtjet e fundit, i duhej të shkarkonte dhe të instalonte edhe një program Active X, funksioni i të cilit ishte kontrolli para e mbrapa i sistemit të instaluar për të verifikuar "jo-piratinë" e tij.
Këshilla e crack-erit?
Para se të shtypësh pulsantët "Custom" apo "Express", kopjo dhe ngjit tekstin në vazhdim tek shtylla e adresave të shfletuesit tuaj:
javascript:void(window.g_sDisableWGACheck='all')
dhe shtyp [Enter]