SourceLabs, një shoqëri amerikane që afron sherbime suporti dhe mirëmbajtje për stack software specific, sapo njoftoi lëshimin e versionit të parë të Swik, një katalogu projektesh open source në të cilin mund të futen dhe të kryejnë ndryshime pa pengesa përdoruesit dhe zhvilluesit.
Katalogu ka si qëllim lehtësimin dhe thjeshtësimin e bashkëndarjes së informacioneve mbi projektet dhe dokumentet, mbi sitet që vënë në dispozicion shkarkimin, përshkrimin dhe përshtypjet.
Swik është krejtësisht pa moderues: SourceLab nuk ushtron asnjë lloj kontrolli mbi përmbajtjen e directory.
Projeti u frymëzua nga koncepti i 'open editing' shfrytëzuar nga Wiki, tashmë i përdorur në shumë site web që afrojnë përmbajtje falas si për shembull Wikipedia: gjithkush mund të futet në sit dhe të krijojë apo ndryshojë faqet web.
Projekti mund të vizitohet edhe me anë të lexuesve të titujve RSS, dhe përmbajtja jepet nën liçencën Creative Commons Attribution Share-Alike (gjithkush mund të ripërdorë apo ndryshojë tekstet sipas dëshirës, por duke përdorur gjithmonë të njëjtën liçencë).