Versioni i ri 2.8 i ambientit të punës GNOME është lëshuar para dy ditësh. Pa e tepruar mund të themi që është ndoshta versioni më i mirë i lëshuar nga Grupi zhvillues i GNOME.
Bie në sy menjëherë përpjekja e kryer për të afruar një ambient pune të thjeshtë në përdorim dhe në konfigurim. Edhe kush nuk ka përdorur ndonjëherë Linux mund të konfigurojë gjithçka me disa klikime dhe të jetë gati për lundruar në Internet apo për të dërguar apo marrë postën, gati për të shkruar apo vizatuar, gati për të programuar!
Duke përfituar nga vënia e menjëhershme në dispozicion e paketave për GNOME 2.8 në Experimental të GNU/Linux Debian, ju ftoj të shikoni fotot e para të versionit shqip të GNOME 2.8, foto që do të shtohen çdo ditë, duke përfshirë dhe pamjet nga programet e shumtë tashmë në shqip.
Shikoni këto pamje duke vizituar Galerinë e AlbLinux.