E ardhmja e Debian është këtu: sapo është lëshuar release candidate e parë e sistemit që më së fundmi zhduk atë humnerë që ndante Debian nga përdoruesit "e thjeshtë".
U deshën plot katër vjet punë për të lëshuar këtë version të instaluesit të ri për GNU/Linux Debian (që midis të tjerave është edhe në shqip) dhe tani nuk besoj që do të ketë më justifikime për të mos përdorur atë, që sipas mendimit tim personal, është njëra nga shpërndarjet më të mira Linux.
Një artikull shpjegues (në anglisht) mbi d-i, mund t'a lexoni tek Linux.com, kujt nuk i durohet sa t'a provojë, mund t'a shkarkojë nga faqja e projektit.