You are here

Vdes krijuesi i ASCII

AlbLinux's picture

Ndahet nga jeta në moshën 78 vjeçare Bob Bemer, shpikësi i ASCII.
Midis ideve dhe krijimeve të tij nuk mund të harrojmë pa përmendur pulsantin që njohim si "backslash", që në kohët e tij nuk ekzistonte tek tastierat e makinave për të shkruar.

Një tjetër pulsant i krijuar nga Bemer është "escape", që duhet t'i shërbente përdoruesit për të përfunduar një program të bllokuar.

Në vitin 1971 Bemer parashikoi edhe Millenium Bug, d.m.th. gabimin e parashikuar gjatë ndryshimit të datës në sistemet e bazuar në DOS dhe Windows (që në vitin për të cilin jemi duke folur nuk ekzistonin akoma).

Bob Bemer ishte i famshëm edhe për kontributin tepër të rendësishëm në kodifikimin e Asci, instrumenti i përkthimit të simboleve të alfabetit në gjuhën dixhitale të bit.

Kjo shpikje ishte e një rendësie themelore për krijimin dhe përhapjen e gjuhës së parë të përbashkët midis sistemeve të ndryshëm informatikë që në epokën e mainframe -llogaritësit e stërmëdhenj - ishin blloqe të veçantë të pavarur nga njëri tjetri.

Bemer vdiq në shtëpinë e tij të Possum Kingdom Lake, në Texas, duke vazhduar punën si konsulent software, megjithë sëmundjen e tij.

Midis bashkpunimeve të tij përmendim ato me IBM, Honeywell dhe Rand Corporation.