Sapo është bërë i njohur një projekt i ri që ka realizuar një përshtatje të GNOME 2.2 për Debian GNU/Linux 3.0 në i386. Pjesa më e madhe e modulëve janë të prejardhur nga Debian Unstable (SID) dhe rikompiluar duke përdorur versionet e kompiluesve dhe librarive të përdorur nga Debian woody.
Së bashku me gnome-core mund të gjeni dhe versionet e rifreksuar të xfree86, Mozilla, evolution, gnome-meeting, gaim, gnucash dhe glade-2.
Instalimi:
̄̄̄̄̄̄̄
Duhet të keni të instaluar Debian GNU/Linux 3.0 me të gjithë updates në lidhje me sigurinë.
Që të shmangni konfliktet e mundëshme veproni si në vazhdim (si root):
# cd /etc/apt
# mv sources.list sources.old
Me editorin tuaj të preferuar rikrijoni file sources.list (p.sh. vi sources.list) me përmbajtjen si në vazhdim:
# GNOME2.2
deb http://ftp.acc.umu.se/mirror/mirrors.evilgeniuses.org.uk/debian/backports/woody gnome2.2/
deb http://mirror.raw.no/ gnome2.2/
# woody
deb http://http.us.debian.org/debian stable main contrib non-free
deb http://security.debian.org/ stable/updates main
Tashmë kryeni një rinisje të makinës dhe pa u futur tek ambienti grafik, hapni një konsolë (Ctrl + Alt + F1) dhe identifikohuni si root, e jepni komandat:
apt-get update && apt-get -u dist-upgrade
apt-get install gnome-core x-window-system
Mund të instaloni dhe diçka më shumë duke dhënë komandat:
apt-get install gnome gnome-core-devel gnome-fifth-toe gdm
Faqja zyrtare e projektit mund të vizitohet duke klikuar këtu.