Kujt prej jush nuk i ka qëlluar për një shkak apo një tjetër t'i duhet të reinstalojë nga fillimi komplet sistemin operativ, le të ngrejë dorën :-)
Dhe sa prej jush kanë pasur nevojë të kryejnë backup të krejt hard diskut në CD, apo të komplet pinguinit tonë të dashur, mbasi keni kaluar ditë duke e konfiguruar deri në imtësitë më të vogla, sipas nevojës apo dëshirës?
Përgjigja (jo e vetmja) mund të jetë mkCDrec, një projekt OpenSource, që dallon nga të tjerët për mundësitë e shumta që afron si dhe lehtësinë në përdorim.
Me disa komanda të thjeshta mund të "fotografoni" gjendjen aktuale të sistemit dhe t'a ruani në një apo më shumë CD (në varësi të madhësisë), apo në një HD tjetër. Nëse nesër ju del jashtë përdorimit hard disku, apo dikush nga jashtë fillon "të luajë" me sistemin tuaj, mund të riktheni gjithçka në gjendjen fillestare me një komandë të thjeshtë.
Hollësitë e tjera, në sitin zyrtar: përdoreni dhe mos harroni asnjëherë të kryeni backup e të dhënave tuaja.