Dje Microsoft ka bërë të njohur që pjesa më e madhe e sistemeve të tij operativë përmbajnë një të çarë në gjendje tu japë mundësinë sulmuesve të futen në këto sisteme dhe të kontrollojnë të gjitha të dhënat e rendësishme.
Megjithëse akoma nuk ka njoftime mbi shfrytëzimin e këtij difekti, në buletinin e përmuajshëm në lidhje me sigurinë, Microsoft ka bërë të njohur këtë "flaw" që prek piataformat XP/NT/2000 dhe server-ët 2003. Shoqëria ka lëshuar 'fixes' në lidhje me këtë vrimë, me prioritet 'critical'.
Stephen Toulouse, përgjegjësi i "Microsoft's Security Response Center", ka bërë të ditur që: "Të gjithe sistemet aktualë Windows janë të "ndjeshëm" ndaj flaw, edhe pse akoma nuk kemi lajme mbi ndonjë sistem të sulmuar."
Marc Maiffret, bashkë-themeluesi i eEye Digital Security, shoqëria që ka zbuluar problemin, kritikoi ashpër Microsoft që ka pritur më shumë se gjashtë muaj para se të lëshojë një patch në gjendje të kufizojë rrezikun.
Gjithmonë sipas Maiffret, është një veprim tepër i rëndë fakti që Microsoft nuk ja ka "vënë veshin" problemit, duke vënë në dukje që edhe sistemi më i sigurt Windows është i "dobët" përballë një sulmi që shfrytëzon këtë të çarë.
Të gjithë përdoruesit e Windows mund të shkarkojnë këtë patch duke klikuar këtu.
Artikulli i plotë në anglisht, këtu.