You are here

Program i ri, probleme!

AlbLinux's picture

Zakonisht jemi të mbytur në punë dhe mezi gjejmë kohën edhe vetëm për një buzëqeshje. Megjithatë, edhe duke punuar rastet nuk mungojnë: në vazhdim po ju përcjell një email (të përkthyer) prej njërës nga listat ku jam regjistruar.

Subjekti: New Software

I Respekt. Suporti Teknik,

vitin e shkuar vendosa të Upgrad-oj Programin tim nga E Fejuara 7.0 në Grua 1.0 dhe kam vënë
re që Programi i Ri ka filluar në menyrë të papritur të prodhojë Procese Bij që marrin tepër
Hapësirë dhe redukton në menyrë të frikshme Rezervat e Sistemit. Natyrisht, tek Brochure e
Programit, kjo anomali nuk përmendej. Sikur kjo të mos mjaftonte, Grua 1.0 autoinstalohet në të
gjithë Programet e tjerë, dhe lëshohet Vetë në Momentin e Nisjes së Sistemit. Disa nga programet
e vjetër si Poker_në_Mbrëmje 6.3, Një_e_pirë_me Miqtë 2.5, Ndeshje_Futbolli 2.0 dhe
Të_djelën_në_Stadium 5.0 Nuk funksionojnë më, duke bllokuar në menyrë fatale Sistemin sapo
lëshohen. Mesa duket nuk arrij as të mbaj Grua 1.0 në Background ndërkohë kur mundohem të
ekzekutoj Programet e mi të Preferuar. Atëhere u mundova të Kthehem tek E Fejuara 7.0, por nuk
arrij t ëgjej Programin e ç'instalimit të Grua 1.0. Mund të më ndihmoni? Ju faleminderit
Klient i dëshpëruar.

Subjekti : Suporti Teknik Klientit të dëshpëruar...

I dashur Klient i dëshpëruar, Problemi Juaj është një problem i ndeshur me Shumë Klientë të tjerë,
i shkaktuar kryesisht nga një Gabim Interpretimi. Shumë Upgrad-ojnë nga E Fejuara 7.0 tek Grua 1.0
duke menduar që Grua 1.0 është një Program për Utility. Në Realitet, Grua 1.0 është një Sistem i Vërtetë
Operativ, i programuar nga Krijuesi i tij për të udhëhequr të Gjithë Aplikativët e tjerë. Është gati e
pamundur Heqja, Fshirja apo Disinstalimi i Grua 1.0 për t'u kthyer tek E Fejuara 7.0; disa file të fshehur
do të mbeten në fakt në sistem, duke bërë që E Fejuara 7.0 të emulojë në menyrë të përkryer Grua 1.0.
Disa nga klientët tanë janë munduar të instalojnë E Fejuar 8.0 apo Grua 2.0, por kanë ndeshur në probleme
akoma më të mëdha (vizito Udhëzuesin tek Zëri "Mesazhi i Gabimit: Ushqimet dhe kuota Mujore"). Nuk ke
rrugëzgjidhje tjetër veç mbajtjes së Grua 1.0 dhe të përballosh Situatën. Meqenëse edhe unë personalisht kam
instaluar Grua 1.0, mund t'ju këshilloj leximin e Seksionit të plotë të Udhëzuesit në lidhje me Problemet e
Përgjithshme të Çiftit (PPÇ). Sekreti është marrja e përgjegjsisë për çfarëdo problemi të ndeshet, pa i kushtuar
vëmendje të madhe shkakut të tij. Gjëja më e mirë është lëshimi nga Shell i Komandës & Më_Fal.sh (gjendet
tek Kujtesa e Lartë). Sidoqoftë, shmang përdorimin e shpeshtë të Komandës Escape, përndryshe do të të
duhet të shtosh në Cron Komandën Më_Fal që të ekzekutohet në fazën e boot të Sistemit. Gjërat do të shkojnë mirë derisa të marrësh
përsipër Fajin e të gjithë PPÇ. Grua 1.0 është një program i mrekullueshëm, por Tepër i Rëndë; ndoshta do të
kesh nevojë të Blesh Software Shtesë për t'i Përmirësuar Aktivitetin. Kemi verifikuar Sukses të Kënaqshëm meDyqane 8.5 dhe me Shoponline 5.0.
Mos instalo Kurrë, për Asnjë lloj Motivi, Sekretarja&Minifundi 3.3. Ky program nuk suportohet nga Grua 1.0;Jo vetëm, mund të çojë në Crash me Dëme të Pariparueshëm Sistemin Operativ, të Riparueshëm vetëm me
Avokati 6.3, Program tepër i Kushtueshëm dhe Krejtësisht i Pakuptueshëm.
Fat të mbarë.
Suporti Teknik

P.S. Gabimet drejtshkrimore janë të qëllimshme.