Menjëherë mbas lëshimit të versionit të ri 9.2 të Mandrake Linux, nga shumë përdorues arritën njëkohësisht njoftime mbi nxjerrjen jashtë përdorimit (djegjen) e lexuesve CD-ROM të markës LG gjatë përdorimit me këtë version të Mandrake.
Tashmë u zbulua dhe fajtori: është një patch i shtuar në kernel-in e përdorur nga Mandrake, që gabimisht konsideron edhe lexuesin normal të CD-ve si një masterizues, duke i lëshuar një input të gabuar (FLUSH_CACHE) dhe duke shkaktuar si përfundim nxjerrjen jashtë përdorimit të lexuesit CD-ROM.
Për të gjithë përdoruesit e Mandrake Linux sapo është vënë në dispozicion versioni i ri i kernel të patch-uar korrektësisht.
Për hollësi të mëtejshme dhe menyrën se si duhet vepruar për upgrade të kernel të Mandrake, klikoni këtu.