Dikush nga universi open source përdor termin arritje historike duke komentuar lëshimin e BIOS të parë free në gjendje të kryejë boot e shumë sistemeve operativë, përfshirë Windows 2000. Rrëzohet kështu edhe kështjella e fundit e closed source.
"Edhe kështjella e fundit e software closed source u rrëzua". Me këtë koment anëtarët e projektit LinuxBIOS njoftuan lëshimin e një BIOS krejtësisht free dhe të lirë nga royalty që, për herë të parë, është në gjendje të nisë edhe një sistem operativ kompleks dhe pronësor si Windows 2000.
Domenthënja e kësaj arritje mund të ketë pasoja tepër të rëndësishme pasi shënon pavarësinë e plotë dhe definitive të botës open source nga BIOS pronësorë e të mbuluar nga royalty të derivuar nga firmware që paiste PC e parë IBM.
Zhvilluesit deklarojnë që ky rezultat u arrit falë fuzionit të projekteve LinuxBIOS dhe BOCHS si dhe ndihmës së afruar nga një tjetër projekt me emrin Etherboot.
"Si rezultat - vazhdon komunikata e lëshuara nga projekti - ne tashme kemi një zëvëndësues krejtësisht free për BIOS që suporton (pa ndryshime) bootloader-ët LILO dhe GRUB dhe sistemet operativë Linux, OpenBSD e Windows 2000".
Zhvilluesit e LinuxBIOS deklaruan që janë duke punuar për integrimin tek firmware i tyre suportin për FreeBSD dhe Windows XP. Tani për tani suporti nga ana e prodhuesve të skedave nënë ndaj BIOS të ri open source është shumë i limituar, por zhvilluesit janë të bindur që ky suport do të rritet sapo kodi i projektit (i lëshuar nën liçencën GPL) do të bëhet më i plotë dhe i sigurt.
Anëtarët e projektit bëjnë të njohur, "me ironi", që ky BIOS free arrin pas gati 20 vjetësh nga lëshimi, nga ana e Compaq, të BIOS të parë jo-IBM.
P.I.