You are here

3D i Blender tani flet open source

AlbLinux's picture

Komuniteti i përdoruesve arriti të lirojë kodin burues të Blender që së shpejti do të vihet në dispozicion të të gjithëve si free software. Fillon kështu një nga projektet më të rëndësishëm open source në lidhje me grafikën 3D

Blender3D

U arrit: përdoruesit e mbledhur rreth Blender Foundation arritën të grumbullojnë 100.000 euro e duhura për të liruar Blender, një software që sipas mendimit të shumë zhvilluesve do të bëhet suite kryesore e botës open source për modelimin, rendering dhe animimin e grafikës 3D.

Ashtu si shumë nga ju mund të kenë dëgjuar (lexuar), shoqëria që zhvillon Blender, hollandezja NaN Holding BV, në fillim të verës vendosi të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të këtij programi. Ndaj këtij lajmi komuniteti i përdoruesve të Blender, dhe sidomos ata që ndërkohë kishin investuar në formacion, licenca, suport, know how, etj, reagoi duke u bashkuar dhe duke kërkuar arritjen e një marrëveshje me NaN për lëshimin e kodit burues të Blender në një licencë open source. Marrëveshja u arrit, por NaN pretendoi një pagesë prej 100.000 euro: një shumë që komuniteti i përdoruesve arriti t'a mbledhë në më pak se një muaj e gjysëm.

Tashmë që Blender Foundation do të mund të pagojë buruesit e Blender, hapi i parë që do të bëjë është lëshimi i kodit burues nën licencën GNU GPL. Më pas, do t'u afrohet mundësia të gjithëve të interesuarve të bëhen anëtarë të komunitetit të zhvilluesve të Blender pa paguar asgjë për regjistrimin. Së fundi, siti blender3d.com do të riprojektohet dhe do të emigrohet tek domain blender.org: midis shërbimeve të afruara do të jenë forum-et, mailing-list, news, artikuj, dokumente, galeri imazhesh, form për tracking, CVS dhe zona e download/upload.

Sipas mendimit të shumicës, puna e zhvillimit, të paktën fillimisht, do të duhet të përqëndrohet në menyrë të veçantë tek interfaqja e Blender, aktualisht konsideruar si një nga pikët më të dobëta të programit: zhvilluesit llogarisin të lëshojnë një version 2.5 në 6-12 muaj, për të punuar pastaj mbi atë që do të jetë versioni krejtësisht i rinovuar 3.0.

Në botën e free software pra ka filluar një aventurë e re.Dhe ndoshta një ditë Blender, do të ngjisë olimpin e software të grafikës 3D si 3D Studio Max dhe Maya.

[Marrë nga P.I. i datës 09/09/2002]