You are here

Euro - Echelon

AlbLinux's picture

Me justifikimin zyrtar të parandalimit të terrorizmit, i vetmi rezultat është kontrolli komplet i komunikimeve midis qytetarëve privatë.

Euro-Echelon

Statewatch, një organizatë që kontrollon kërcënimet ndaj lirisë civile brenda Europës, këto ditë është duke përhapur lajmin sipas së cilit qeveritë evropiane janë duke projektuar vënien nën kontroll si të trafikut internet ashtu dhe atij telefonik. E gjithë kjo, me sa duket, për një periudhë që do të zgjasë nga dymbëdhjetë deri në njëzetekatër muaj, natyrisht në bashkëpunim me Internet provider dhe shoqëritë telefonike.

Mesa duket Parlamenti Europian po diskuton dhe voton ndryshimet rrënjësore të artikullit 1997 EC mbi sekretin në telekomunikime, ndryshime falë të cilave u mundësohet agjensive të ngarkuar në zbatimin e ligjit ndërhyrja në të gjithë komunikimet tona. Një kopje e këtij dokumenti ju dërgua edhe Statewatch, i cili si organ që mbron të drejtat e qytetarëve ka vendosur të kundërshtojë këtë mundësi plus për të ndjekur gjithmonë e më nga afër të gjitha lëvizjet tona. Justifikimi zyrtar për futjen e këtyre normave të kontrollit është domosdoshmëria e "mbrojtjes nga terrorizmi": agencitë e ngarkuara në zbatimin e këtij ligji duhet sipas qeveritarëve tanë të kenë hyrje në të gjitha të dhënat dhe llojet e trafikut (komunikime telefonike, e-mail, fax dhe Internet) për hetimet e tyre.

Parlamenti Europian, sikurse thamë, aktualisht po diskuton ndryshimet e artikullit 1997 EC mbi sekretin e telekomunikimeve, artikull që rregullon arkivimin e të dhënave në lidhje me komunikimet: aktualisht këto të dhëna mund të ruhen vetëm me qëllim të llogaritjes së çmimeve për faturimin, e pastaj duhet të eleminohen. Mbas ndryshimeve që janë duke u diskutuar situata do të ndryshojë: shoqëritë e telekomunikimeve do të jenë të detyruara të ruajnë të dhënat mbi komunikimet tona për periudhat e përmendura më sipër. E gjithë kjo ndoshta që nga fundi i shtatorit, muaji në të cilin normativa mbi arkivimin e të dhënave do të rishqyrtohet dhe me shumë mundësi do të rishkruhet.

Ky vendim na do të gjithëve në menyrë konstante nën syrin e kujdesshëm (ose më mirë në veshin) e forcave të Policisë që shpesh u pëlqen të kontrollojnë atë që janë duke bërë të gjithë qytetarët, e jo vetëm ata që janë nën hetim për mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi. Shpresa e vetme e qytetarëve është forcat e Policisë të jenë gjithmonë të detyruara të kërkojnë një leje përpara se të fillojnë të shqyrtojnë jetën tonë private, të futen vetëm në rast nevoje reale dhe jo me kampione, si mesa duket do të jetë. Parlamenti Europian, deri më sot, nuk i ka dhënë asnjë përgjigje kërkesave të shqetësuara për sqarim drejtuar nga Statewatch.