Përfundon blerja e Red Hat nga ana e IBM. Operacioni ishte tashmë i njohur që prej tetorit të vitit të kaluar, nga një njoftim për shtyp që bënte të njohur edhe sasinë e investimit ekonomik vënë në dipozicion: 34 miliard dollarë. Një shifër me të vërtetë e stërmadhe (e treta në madhësi për operacione të ngjashme), me të cilën grupi i Armonk investon në menyrë të vendosur drejt cloud hibrid.
Administratori i deleguar i Red Hat, Jim Whitehurst, do të vazhdojë të udhëheqë ndërmarrjen, por do të marrë pjesë tek management i IBM duke pasur si referues direkt Ginni Rometty (CEO).
Red Hat u krijua në fillim të viteve 90 dhe është e lidhur në menyrë të ngushtë me botën Linux dhe software të lirë. Sot është aktive në ambientin business me sistemin operativ Red Hat Enterprise Linux, duke u marrë gjithashtu me piataformat OpenShift dhe OpenStack. Bashkëpunimi me IBM është një hap i mëtejshëm drejt përdorimit të teknollogjive open source sikurse Linux dhe Kubernetes në ambientin cloud.